• |
ide | kryesore

Meta plas “bombën”: Kam ruajtur dosjen e lyerjes së fasadave të Ramës

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Rama gjatë periudhës kur ai ishte ministër i Kulturës. Pyetjes nëse ka frikë nga reforma në drejtësi apo dhe ngritja e SPAK, Meta u përgjigj:

“Zero. Zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa pasur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë pasur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull.

Kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit” – tha Meta.

Edi Rama qëndroi ministër i Kulturës nga 2 tetori 1998 deri në 26 tetor 2000 dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjatë qëndrimit në detyrë si ministër i Kulturës, Rama punoi me Pandeli Majkon dhe Ilir Metën si kryeministra. Gjatë kësaj kohe opozita e akuzoi për tenderin e lyerjes së fasadave të kompleksit të ministrive të cilin e konsideronin korruptiv. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Por ti do denohesh me shume per mbulimin e ketij korrupsioni,me bukura eshte se me gjithe parregullsite e letrave ti dhe tre ministrat e kohes e keni firmosur keta letra,like bere vetevrasje me kete,je coroditur me keq mbas venecias

  2. Po pse tani e jo ne kohe. Keto letra nuk ruhen per te marre pushtet si ne kohen e ngjalave te 1 Prillit.
    Po ju them se juve i rruani lesht Rames. Vetem nderkombetaret mund ta detyrojne per rotacion.

    1. Komentuesi i mjere me pagesa ora 08:40′, (turni i I) e paske filluar keq diten …kaq thate e mbron Liderin Suprem?! gjithe kjo shterpesi argumentesh?! Shef Fugçpumi do te denoje me heqje te dites se punes ose do punosh non-stop deri ne turnin e III sa te mbarojne pune shoket e partise me orgjine e rradhes me protagoniste gruan tende!

      1. ik ha suflakun e mos na hap karin. skolker kair qe meresh gjith kohes me komentusit e tjer dhe jo me lajmin. akuzon dhe te tjeret per pages o 80-leksh shqupist.

        1. ju as ofendimet nuk i keni origjinale te pakten pranoni kur dhe ku keni vjedh, apo harrova atje ju del bytha zbathur se i bie qe mos te jeni larguar ndonjeher qe nga koha xhaxhit. vazhdojme

    1. Zhbirdi handut eshte sorosi. Te tjeret jane viktima. Pervec ketij karit ne foto pasi ky e ka mbeshtetur qe ne fillim.

  3. My KM qe e mbushi administraten,bashkite dhe parlamentin me kriminel dhe hajdut,do pergjigjet para,popullit dhe para Zotit.
    Gjithçka keputet kur hollohet por zollumi kur trashed. Ky zullumqare duhet jape llogari.

  4. Qe ti je kokrra e injorantit per sa i perket ligjeve te republikes se shqiperise, tashme e di cdo shqiptar. ti do me bo kostitucionalistin, po nuk njef as ligjet me kryesore te ketij shteti sespe je thjesht nje horr, nje oportunist, nje dalaveraxhi mafjoz i rendomt qe rilindja ja beri peshqesh shqiptareve duke ber president like floririn. je nje anadollak absolut. po a e di ti mor rrot kari president qe moskallezimi i krimit eshte shkelje penale dhe ti i pari me kete qe the duhet te denohesh si bashkepuntor pasi ke mbi 15 vjet qe ke fhshur nje krim. po ku merr vesh ali baba nga keto, do te na bej dhe si kostitucionalist ky cop horri i kapur me presh ne dore.

  5. Shantazh i hapur i stilit Tahiri. Si Baftjar Aliende ashtu dhe Kadrija Bilalit duhet te largohen nga politika dhe ti jepen drejtesise si dhe tu konfiskohet cdo pasuri qe kane vene me vjedhje. Vetem atehere do besojme qe po behet reforme ne drejtesi megjithese drejtesia jone asnjehere nuk ka pas forme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *