• |
ide | kryesore

Rozana Radi tregon pse hoqi dorë nga koncertet

Paparazzi, Slider



Prej disa vitesh Rozana Radi ka hequr dorë nga koncertet muzikore. Këngëtarja i është përkushtuar më shumë biznesit të saj dhe emisionit investigativ që prezanton së bashku me Fiori Dardhën.

Në një intervistë për  “Glamour Zone” këngëtarja ka zbuluar arsyen që e çoi drejt këtij vendimi. Ajo ka treguar një skenë paniku që i ka ndodhur me fansat e saj, të cilët e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Rozana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *