• |
ide | kryesore

‘Victoria’s Secret’, në një rrugëtim drejt falimentimit

F1, Paparazzi



Kur Victoria’s Secret u themeleua në vitin 1977, u konsiderua një revolucion.

Themeluesi i saj Roy Raymond hapi dyqanin e parë të projektuar si një vend ku burrat mund të shkonin të blinin të brendshme për gratë dhe të ndiheshin komod. Kjo strategji funksionoi mirë dhe që në vitin e parë pati të ardhura të majme.

Më pas, kompania iu shit Les Wexner, CEO i L Brands, në vitin 1982 për 1 milion dollarë.  Së fundmi, shitjet kanë rënë, disa dyqane janë mbyllur, numri i shikuesve të sfilatës së famshme ka rënë nga viti në vit dhe sikur të mos mjaftonte, sfilata u anulua.

Duhet thënë se Victoria’s Secret nuk ka qenë kurrë “për gratë, nga gratë”, megjithatë ka zotëruar pjesën dërrmuese të tregut. Por së fundmi, ndonëse shitjet mund të mos jenë shumë të larta, kompani si SecondLove dhe Savage x Fenty po duartrokiten në masë dhe me të drejtë. E kapur në befasi, kompania le të themi se ra në kurthin e besimit se asnjë konkurrent nuk mund ta mposhte, pa marrë parasysh që dita-ditës, njerëzve iu shpalosën mundësi të reja dhe krejt papritur nuk kishin pse të blinin vetëm te Victoria’s Secret. Por sot gjërat janë ndryshe. Njerëzit nuk kanë më nevojë që t’u thuash se çfarë është e bukur dhe çfarë jo, por t’u thuash se janë të bukur, në të gjitha dimensionet.

Victoria’s Secret ose nuk qe në dijeni të ndryshimit, ose zgjodhi ta injoronte pasi përjashtoi diversitetin. Zgjedhjet përjashtuese nuk shkuan në të njëjtën linjë me kërkesat e konsumatorit. Së fundmi, një modele transgjinore u pranua për herë të parë për të qenë pjesë e fushatave të Victoria’s Secret. Duket si një qasje ndaj diversitetit dhe një hap para për kompaninë, rimëkëmbja e të cilës është e vështirë, por jo e pamundur.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *