• |
ide | kryesore

Pushtimet më ikonike të pasarelave të modës

Paparazzi, Slider
Pushtimet



“Mos e ëndërro,bëje” ka thënë Dr. Frank-N-Furter në “The Rocky Horror Picture Show”. Përkthyer: pse të kufizohemi në ndjekjen e një sfilate mode kur mund të bëhemi yjet e pasarelës? Në historinë e gjatë dhe të ndërlikuar të modës, përveç aktivistëve dhe protestuesve, sfilatat e modës kanë pasur një sërë “pushtuesish” të cilët në fund të fundit e kanë bërë shfaqjen edhe më efektive. Ky është rasti i Chanel, i cili, për pranverë-verë 2020, pa komedianen franceze Marie Benoliel (aka Marie S’Infiltre) të merrte pjesë në paradën e modeleve me një veshje që përputhej me koleksionin.Ajo u nxjorr jashtë pasarelës nga Gigi hadid.

E papritur, por ikonike, ishte ardhja e Ben Stiller dhe Owen Wilson gjatë vjeshtës-dimrit të Valentino-s 2015/2016, në rolin e Derek Zoolander dhe Hansel për të promovuar kapitullin e dytë të filmit. Jo një pushtim i vërtetë, por një akt komik që e bëri paradën vërtet të paharrueshme. Megjithatë, dy aktorët e Hollivudit nuk janë yjet e parë që kanë tërhequr vëmendjen në një sfilatë mode. Cesare Cremonini dhe Ballo, ish-anëtarë të Lùnapop, e kishin menduar mirë më parë dhe, gjatë pranverës-verës 2001 të Iceberg-ut, ata u shfaqën në pasarelë për të parakaluar kompletuar me poza të koordinuara.

Gjatë kësaj jave të fundit të modës në Nju Jork, në sfilatën e Corporate Inc., në pasarelë i paftuar u ngjite YouTuber Fred Beyer i veshur me një qese plehrash dhe një kapak, i cili u shoqërua menjëherë jashtë.

Marie S’Infiltre në sfilatën e Chanel 2020

Ben Stiller dhe Owen Wilson gjatë  të Valentino-s 2015/2016

Fred Beyer në sfilatën e Corporate Inc.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *