• |
ide | kryesore

“As b… s’keni për të thënë të vërtetën…” çështja tërbon familjen Insigne, por merr kthesën e papritur

Sport



Lorenzo Insigne mbetet emri i ditës në Napoli pas qëndrimit në tribunë në Champions League ndaj Genk. Kapiteni i të kaltërve është tashmë në thyerje të mardhënieve me klubin, duke iu rikthyer divergjencave të pak muajve më parë. Vendimi i Ancelotti ka tërbuar sulmuesin, por edhe familjen Insigne: “Il Mattino” flet për mesazhin e shkruar nga i vëllai i madh, Antonio, në rrjetet sociale (më pas i hequr): “As b… s’keni për të thënë të vërtetën, një gol dhe një asist çdo 63 minuta: e drejtë, është i shkëlqyer, apo jo”, duke i shtuar situatës drejtimin e papritur, falë ndërhyrjes së Mino Raiola.

Menaxheri i Insigne nuk është nga ata që bëjnë prapaktheu pa një qëllim të caktuar, ndaj dhe për të bërë zjarrfikësin, ai që zakonisht është zjarrvënësi, Raiola duhet të ketë më shumë se një motiv. E përditshmja saktëson se Raiola e ka qetësuar situatën dhe i ka lënë të kuptojë që ajo e Ancelotti ka qenë vetëm një leksion për të ardhmen dhe se mes Insigne e trajnerit nuk duhet të ketë të çara apo fërkime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *