• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si humbi jetën 50-vjeçari në Vlorë

Lajme, Të fundit



Mësohen detaje të reja nga mënyra sesi gjeti vdekjen këtë të diel 50 vjeçari Stavri Mino në një lokal pranë “Plazhit të Vjetër” në Vlorë. Fillimisht u raportua se ai u godit me lëve në kokë, por të dhëna të tjera thonë se viktima shkoi të ndajë të vëllanë i cili ishte përfshirë në konflikt me pronarin e lokalit dhe disa persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë, 50-vjeçari ka rrëshqitur dhe ka përplasur kokën në një gur, i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në njoftimin zyrtar, policia vuri në dukje se ka shoqëruar në komisariat 3 persona të përfshirë në konfliktin e çastit. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune të tjera. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *