• |
ide | kryesore

U qëllua me snajper sapo doli në ballkon/ Detaje të reja nga vrasja në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorës



Një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar të Vlorës. Ka pak detaje për dinamikën e ngjarjes, por ato që mësohen të bëjnë të kuptosh për një ekzekutim të mirëmenduar. Viktima është 22-vjeçari i identifikuar si Gëzim Sinomataj.

Ai u qëllua me një armë të prezicionit të lartë (snajper) sapo doli në ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Cakërri” rreth orës 22.00. Burime në vendin e ngjarjes thanë se dyshohet se autori e qëlloi nga jo shumë larg banesës dhe më pas u largua në këmbë. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat thonë se po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes.

Policia e Vlorës njoftoi se “janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në 4 janar të vitit 2022, të riut i kishin vënë tritol në makinë. Nga shpërthimi në atë kohë nuk ka pasur të lënduar pasi në automjetin e parkuar nuk ndodheshin persona. Në atë kohe ngjarja u konsiderua si mesazh. Një vit më pas duket se autorët nuk e kanë kursyer duke i marrë jetën.

Gëzim Sinomataj ka qenë emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje, ndërsa rezultonte i dënuar në Belgjikë. Viktima është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Bravo Ripjerdhja deri dje të vrisnin në Bulevard tani të vrasin në ballkonin e shtëpisë tënde🙈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *