• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u ekzekutua 41-vjeçari të shtunën në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ka mbetur i vrarë Leartiad Lekaj (Laert Keka). 41-vjeçari humbi jetën pas një atentati. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se një mjet tip Audi qëllon një herë dhe kthehet përsëri mbrapsht për të qëlluar përsëri. Një grup djemsh shihet teksa largohen me vrap në momentin e të shtënave.

Policia ka bërë me dije se në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Sasia e madhe e gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe shenjat e plumbave në muret e shtëpive, është një tregues i qartë se personat e përfshirë në këtë krim mund të kishin marrë jetë të tjera njerëzish.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar. 28 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe më pak se 12 minuta i janë dashur mjetit tip “Audi” për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur në aksin Kotë – Sevaster.

Një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura, çka ngre dyshimet se viktima Leartid Keka është qëlluar me dy armë të ndryshme. Nga ekspertiza mësohet se ka mbi 6 plumba në trup dhe kokë. Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin.

Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve. Burimet e policisë në Vlorë bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Laert Keka është një emër i njohur për policinë e Vlorës.

Mësohet se se 41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite burg. Gjithashtu mësohet se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *