• |
ide | kryesore

Autori qëlloi me breshëri ndaj makinës së tij, del fotoja e avokatit që iu bë atentat në Memaliaj

Lajme, Të fundit



Është publikuar fotoja e avokatit, Andrea Zotaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Qesarat. Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.

Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *