• |
ide | kryesore

Gjendet duke u djegur makina e autorëve të vrasjes në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
vlorë



Policia e shtetit ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23-vjeçari mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.

“Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë. LAPSI.al

LEXO EDHE: U qëllua me snajper sapo doli në ballkon/ Detaje të reja nga vrasja në Vlorë

Tronditet Vlora/ 22-vjeçari ekzekutohet me snajper në shtëpinë e tij (EMRI)

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *