• |
ide | kryesore

Kriminaliteti dhe trafiku i drogës, Ardi Veliu takim me drejtuesit e policisë në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë në Elbasan.

Mësohet se ai ka kërkuar nga vartësit e tij që të intensifikojnë punën për të luftuar grupet kriminale si dhe atë kundër narkotikëve dhe korrupsionit.

Takimi vjen vetëm pak kohë pas kapjes në Brazil të sasie prej 617 kilogramësh kokainë me logo të Futboll Klub Elbasanit.

Ndërsa më herët në bashkëpunim me partnerët, policia goditi tentativën e trafikut të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *