• |
ide | kryesore

Zbulohen plantacionet me kanabis në Krujë, policia kërkoi ndihmën e FNSH-së nga frika e grupit kriminal

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet një tjetër zonat e kultivimit të kanabisit në vend. ABC News ka mësuar se, të premten rreth orës 19:00 u raportua në sallën operative të Krujës për gjetjen e bimëve narkotike në Malin e Krujës. Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë asgjësuar të shtunën me qidra rrënjë të mbjella në një territor të thepisur dhe pa pronar.

Parcelat me kanabis ishin në lartësinë 2.5 metra të cilat pas tharjes ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg.

Në malësinë e Krujës janë konstatuar edhe më herët sasi të konsderueshme të kultivimit të lëndëve narkotike, por, autorëT kanë mundur t’i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.

Drejtoria e Policisë Vendore Durrës dyshon se, parcelat me kanabis sativa i përkasin një grupi kriminal që operon në zonën e Fushë Krujës.

Një nga arsyet që u kërkua prezencë e shtuar policore lidhet me faktin mbi rrezikshmërinë dhe influencën që kanë në zonë këto gupe. Tetori cilësohet si muaji ku është edhe piku për vjeljen e kanabisit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk ka publikuar asgjë në raportet ditore të faqës zyrtare të WEB-t.

Uniformat blu kanë ruajtuar të njëtin standard me atë të fundshtatorit ku u asgjësuan rreth 4000 bimë kanabis sativa në tre zona të ndryshme të vendit.

Gazetari i ABC News Andi Qosja raporton se rrethi që ka përhapje më të madhe të kultivimit të kanabis sativa, është Librazhdi. Edhe zona të tjera, si Gjirokastra, Vlora, Fieri si edhe në Malsinë e Shkodrës e të Kukësit policia ka gjetur lëndë narkotike, duke prangosur kryetar fshtrash dhe punonjës pyjesh.

Ndërkohë arrestimit nuk i kanë shpëtuar as specialistët e policisë së zonave të cilët, kanë shkelur ligjin për monitorimin e territorit./Abc



2 Comments

  1. Menyra se si jepet informacioni i policise,tregon qarte,se ata (policia) ka patur dijeni te plote,per zonat dhe sasine e kanabisit te mbjedhur,por ngurimi i tyre ,per t’i eleminuar,dhe deklaruar,duket se nxjerr krejt zbuluar deklaratat e Ministrit Lleshaj,se kanabisi perfundimisht,nuk duhet te permendet me,sepse na qenka “asgjesuar”,por me nje ndryshim te vockel fare,pra eshte asgjesuar vetem ne nje teritor ,dhe mund te kene mbetur vetem jo me shume se 98 % e siperfaqes shqiptare,qe nuk mbidhet -tan- per tani- me kanabis.Bravo Leshiiii!

  2. Policia eshte krimi me kollare asgje me shume “te paktem 80% e policise, gjykates, prokurorise, me pak fjale cdo hallke qe duhet zbatoje ligjin e qe nuk e zbaton se perplasen interesat e parase se piset eshte e dekompozuar nga krimi, TROC SHTET = MAFIA E KONTROLLUAR”, ka nja 20 e me shume vite kjo metode. Te kujton ate humorin e shume viteve me pare me Behar Meren – Skafisti , 20 vjet shtet qe han e shperndan ushqimin ditor nepermjet informalitetit ne popullate.

    Krimi zbythet vetem me zemer te xhindosur dhe deshire te mirefillte per te bere shtet te drejte. Ne Shqiperi rotacionet kane ndodhur vetem me dhune e gjak historikisht. Qe do te thote jo Hollanda por cdo shtet i bashkimit Europian duhet te kete frike nga prania piramidale kriminalistike e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *