• |
ide | kryesore

Kapen 116 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, pranga 3 personave

Lajme



116 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga Policia greke në afërsi të Kapshticës.

Sipas raportimit të mediave greke, në kuadër të operacionit që u zhvillua në Grevena, janë ndaluar edhe dy automjete.

Pas kontrollit të ushtruar në njërin prej automjeteve, janë gjetur 36 pakot ku gjendej e ndarë sasia e konsiderueshme e drogës.

Në pranga kanë rënë tre shtetas grek, 34, 36 dhe 51-vjeç. Si rezultat i kontrolleve shtesë të ushtruara në makinat dhe banesat e të ndaluarëve, u gjetën edhe 285 gramë marijuanë, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro kesh.

Që prej fillimit të vitit, Policia greke ka sekuestruar sasi të mëdha marijuane që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *