• |
ide | kryesore

Gnabry del kundër teknikut të Bayern: “Muller meriton respekt”

Sport



Bayern Munchen rrezikon të ketë tashmë më shumë se një problem, që kur një prej ikonave të klubit bavarez, Thomas Muller deklaroi një ditë më parë se nuk ishte i lumtur me zgjedhjet e teknikut, Niko Kovac, që e ka lënë jashtë formacionit në pjesën më të madhe të kohës. Kjo sepse në krah të 30 vjeçarit ka dalë edhe Serge Gnabry, ylli i ri i futbollit gjerman.

Sulmuesi, që shkoi në gol edhe në miqësoren me Argjentinën të mërkurën, ka deklaruar se shoku i tij i skuadrës tek Bayern Munchen Thomas Muller “meriton më shumë respekt”. “Thomas ka fituar gjithcka, meriton pak më shumë respekt”, ka deklaruar nga qendra e grumbullimit e Gjermanisë 24 vjecari, dy ditë nga sfida me Estoninë e vlefshme për kualifikueset Euro 2020.

Në një intervistë për ‘Kicker’, Muller kishte rrëfyer se “nuk ishte i lumtur” për faktin se ishte dërguar pesë herë radhazi në pankinë. Nga fillimi i sezonit, tekniku Niko Kovac i ka dhënë pak hapësirë Muller, duke preferuar brazilianin Philippe Coutinho, që mbërriti në verë nga Barcellona. E sipas ‘Bild’, kampioni i botës në 2014 mund të largohet në janar nga bavarezët, klub ku është rritur e ku ka luajtur gjithnjë. “Është vështirë ta imagjinosh Bayern pa të”, ka shpjeguar Gnabry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *