• |
ide | kryesore

Video/ Bayern e katranos, barazim në shtëpi edhe ndaj Hoffenheim: Dortmund befasohet në të 97′

-Instant, Sport, Video
Dortmund



Bayern Munich dhe Borussia Dortmund ngadalësojnë të dy në kampionat, duke ruajtur status quo në javën e 28 të Bundesligës. Bavarezët barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Hoffenheim. Avantazhit të Pavard (17′) iu përgjigj Kramaric me goditje dënimi (71′). Edhe për Dortmund një barazim spektakolar 3-3 in-extremis kundër një Sttutgart me dhjetë lojtarë. Mirë shkoi edhe për Leipzig, fitues 3-2 në shtëpi kundër Augsburg falë një super Werner (dy gola dhe një asist). Nuk ka fitues mes Koln e Mainz (1-1).

BAYERN MUNCHEN 1-1 HOFFENHEIM

Frenohet Bayern Munich i Tuchel, i bllokuar 1-1 në shtëpi nga Hoffenheim. Një pjesë e parë e lojës tërësisht nën diktatin e bavarezëve, të cilët kaluan edhe në epërsi në minutën e 17. Goditja e Coman nga jashtë zonës, u korrigjua në rrjetë nga Pavard, gjithnjë e më shumë mbrojtës-golashënues në javët e fundit. Miqtë nuk reaguan, duke u kufizuar në ngadalësimin e ritmit, në përpjekje për të ndalur formacionin e Tuchel.

Lexo më tej: Grushta në zhveshtore, Mané gjakos Sané me një të djathtë: dhomat e zhveshjes së Bayern u kthyen në ring

Në pjesën e dytë skuadra e Matarazzo gjeti më shumë guxim, duke kërkuar rastin e duhur për të barazuar. Në minutën e 71′ mundësia erdhi në goditjen e saktë të dënimit të Kramaric, që befasoi Sommer për 1-1. Pak çaste më vonë Bayern shënoi përsëri me Pavard, por goli i francezit u anulua. Bayern ngjitet në 59 pikë, ende në krye dhe +2 ndaj Borussia Dortmund. Një pikë shumë e vlefshme për Hoffenheim, i cili ngjitet në 29 pikë.

STTUTGART 3-3 BORUSSIA DORTMUND

Barazim i çmendur 3-3 mes Sttutgart dhe Borussia Dortmund, me dy gola në shtesë. Vendasit e nisën me guxim, por brenda pak minutash verdhezinjtë morën masat dhe zotëruan topin. Në minutën e 26′ BVB zhbllokoi takimin me Haller, që shfrytëzoi asistin e Malen. Shtatë minuta më vonë holandezi kaloi nga asistmen në shënues, duke mundur Bredloë me një të djathtë të fortë. Në fund të pjesës së parë Sttutgart mbeti me dhjetë lojtarë, për kartonin e dytë të verdhë të Mavropanos.

Në pjesën e dytë, skuadra e Hoeness ishte më kompakte dhe e rregullta dhe paradoksalisht menaxhoi më mirë topin. Në minutën e 78′ erdhi goli i shpresës, me të sapoardhurin Coulibaly që bëri 2-1. Në minutën e 84′ rikthimi ishte i plotë kur Vagnoman mundi Kobel për 2-2. E atëherë kur gjithçka dukej e humbur, Reyna u kujdes t’i jepte avantazhin BVB në minutën e 92′. Por në momentin që verdhezinjtë po mundoheshin të kalonin sekondat e fundit të shtesës, Silas barazoi rezultatin në 3-3. Terzic pa t’i ikë fitorja nga duart në të 97′ dhe bashkë me të kreu i renditjes. Borussia Dortmund mbetet -2 nga Bayern Munich, me 57 pikë. Ndërsa Sttutgart ngjitet në vendin e gjashtëmbëdhjetë, me 24.

Bundesliga Germany

Bayern Munich 1-1 Hoffenheim
FC Cologne 1-1 Mainz
RB Leipzig 3-2 Augsburg
VfB Stuttgart 3-3 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *