• |
ide | kryesore

Tottenham, bën njoftimin befasues mbi Kane: “Mund ta riblejmë, ka klauzolë”

-Instant, Sport
Kane



Sonte, për herë të parë në karrierën e tij, ai do ta gjejë veten duke dalë në fushë në Champions League (kundër Manchester United) pa fanellën e Tottenham. Po flasim për Harry Kane, i cili pas një negociate rraskapitëse në verë, arriti në Bavari për të fituar trofe me Bayern Munchen. Megjithatë, koha në tokën teutonike mund të jetë jashtëzakonisht e shkurtër. Njoftimi i presidentit të Tottenham, Daniel Levy, i habiti të gjithë: “Ne kemi përfshirë një klauzolë në marrëveshje për ta riblerë atë”.

Një njoftim tronditës mund të thuhet, pasi Bayern shpenzoi 100 milionë euro (+ 20 bonus), për t’ia dhënë Tuchel vetëm pak javë më parë. “Unë do të doja të falënderoja Harry për gjithçka që ka bërë për ne – vazhdoi Levy me rastin e një eventi -. E kotë ta thuash, ai është gjithmonë i mirëpritur. Kane është një anëtar shumë i dashur dhe i vlerësuar i familjes sonë dhe do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë. Ne mund ta blejmë atë falë një klauzole të përfshirë në kontratë”.

Lexo më tej: Video/ Uragani Kane përplaset në Budesligë: Bayern merr përpara Augsburg me dygolëshin e anglezit

Natyrisht, detajet e kësaj klauzole në favor të Spurs nuk dihen ende. Me Tottenham, klubi në të cilin 30 vjeçari u bë i madh, dukej sikur do të kishte një histori të pafund me sulmuesin symbol të tyre. E në fakt ishte një lidhje që për shumicën dukej e pazgjidhshme deri në gushtin e kaluar. Por ndoshta asgjë nuk ka mbaruar dhe shumë shpejt binomi mund të riformohet, duke i lënë të gjithë pa fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *