• |
ide | kryesore

Champions/ Super-ndeshje në Mynih: Bayern përballë United ‘nepotik’ të ten Hag, në fushë edhe Inter e Real

-Instant, F1, Sport
Bayern



Allianz Arena rrëmben vëmendjen më të madhe të mbrëmjes së Champions League. Bayern Munchen do të presë Manchester United në një sfidë fantastike. Ten Hag duhet të shqetësohet edhe për cështjet jashtë fushe, ndërsa Tuchel do të shohë nga tribuna përplasjen më të rëndësishme të grupit. Një fillim emocionues i sezonit pas një fundi të bukur por të hidhur. Ky është Inter, që rinis gjuetinë për Kupën më të rëndësishme. Guardiola, pasi mposhti zikaltrit me vështirësi në qershor, deklaroi se skuadra e Inzaghi ka gjithçka që duhet për t’u rikthyer në lojë për Champions League. Pasi kanë dominuar 4 javët e para të kampionatit, sonte në San Sebastian ndaj Real Sociedad, ata kanë mundësinë t’i tregojnë Evropës se janë një nga favoritët për fitoren përfundimtare. Në fushë edhe Arsenal, Real Madrid, e Napoli.

NEPOTIZMI TE UNITED

Sipas mediave britanike klubi i Red Devils është në telashe jo vetëm për shkak të numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar (janë plot 10). Sipas “Mirror” mësohet se në orën e fundit Ten Hag është nën presion. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta në fushë, menaxhimi i holandezit ka shkaktuar polemika. Në ditët e fundit janë rritur edhe më shumë zërat se Ten Hag dhe menaxheri i tij, Kes Vos, kanë rritur influencën e tyre në klub duke afruar lojtarë, të cilët këshillohen nga ky i fundit. Tabloidët në ishull kanë raportuar se në muajt e fundit negocitat për të blerë apo shitur lojtarë në Mançester i ka kryer “Vos’s Sports Entertainment Group”.

Në këtë grup, i cili drejtohet nga menaxheri i Ten Hag, punon edhe djali trajnerit (Nigel Ten Hag). Edhe brenda dhomave të zhveshjes situata nuk është e mirë. Në përfundim të ndeshjes së humbur me Brighton, Bruno Fernandez është konfrontuar Scott Mc Tominey e Viktor Lindelof është grindur me Lisandro Martinez.

Lexo më tej: De Ligt nuk gjen paqe edhe te Bayern e kapet me trajnerin: “Përse nuk luaj? Pyesni Tuchel”

Bayern nuk do të ketë në pankinë trajnerin e tyre Thomas Tuchel. Sonte në mbrëmje ai shlyen dënimin që mori në takimin e fundit të sezonit të kaluar në Champions. Tekniku gjerman u ndëshkua me karton të kuq vitin e kaluar, në çerekfinalen mes Bayern dhe City. Skuadrën në fushë do ta drejtojë Zsolt Loeë dhe Antony Berri. Kjo nuk është hera e parë që Bayern luan një ndeshje pa trajner në pankinë në vitet e fundit.

KOHA E ASLLANIT

Te Inter duket mjedisi i duhuri për të provuar qëndrueshmërinë nervore. Çfarë është më mirë për të kuptuar se sa vlen një grup sesa ta provosh në territorin bask, brenda një stadiumi të nxehtë? Inzaghi do të bëjë një turnover të lehtë, por siç dihet, skuadra në dispozicion të trajnerit është e nivelit më të lartë. Do të ketë mundësi për të parë Pavard në mbrojtje dhe rikthimin e mesfushorit Kristjan Asllani në rolin e organizatorit. Për pjesën tjetër, duke lënë mënjanë votën Acerbi-De Vrij, do të jetë skuadra që dominon kampionatin. Është e vështirë, për shembull, të ndash dyshen Lautaro-Thuram, ose të heqësh dorë nga Mkhitaryan dhe Barella në mes të fushës.

Real Sociedad, një nga zbulimet e sezonit të kaluar, nuk është një kundërshtar për t’u nënvlerësuar. Kolektivi i Alguacil është i rrezikshëm, veçanërisht në shtëpi. Ky është një test për të kuptuar nëse Inter mund t’i bashkohet vërtet numrit të vogël të favoritëve të mëdhenj të këtij edicioni.

GARCIA PËR TË BËRË KTHESËN

Debutimi sezonal evropian edhe për Napolin e ri të Rudi Garcia. Në Braga, ndaj Sporting, zëvendësuesi i Spallettit ka një provë më të ndërlikuar se ajo e Inzaghi. Jo për forcën e kundërshtarëve por për të vlerësuar nivelin e të mësuarit të futbollit të tij nga Napoli. Trajneri francez është tashmë në shënjestrën e shtypit dhe tifozëve një muaj pas nisjes së sezonit. Nga ana tjetër, edhe ai e di, në Itali nuk ka shumë kohë për t’i dhënë një fytyrë të re një skuadre.

Megjithatë, shumë njerëz pyesin veten nëse ishte rasti të vazhdohej në gjurmët e Spallettit pa shtuar domosdoshmërisht koncepte që bllokuan makinën e luftës sezonin e kaluar. Kërkimi për topin e gjatë, duke anashkaluar ndërtimin e ulët dhe duke përfshirë më pak Lobotka, po kufizon opsionet sulmuese të tyre. Sonte, në Portugali, Garcia mbështetet te titullarët (edhe pse ekziston mundësia për të parë Raspadorin nga fillimi) me shpresën se konceptet e reja të lojës do të shprehen më së miri në debutimin e tyre në Champions League.

SHPËRBLIMI I TROFEUT

Pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve këtë sezon, ku formati do të jetë i njëjtë me ato të viteve të fundit, është një “bekim” për klubet. Arkëtimi, ashtu si pritet, do të jetë në shumë të mëdha eurosh. Edicionin e kaluar fituesi, City, arkëtoi plot 80 milionë euro. Ndërkohë që në këtë sezon pritet që fituesi të ketë shansin të përfitojë një shifër edhe më të madhe, rreth 84.14 milionë euro. UEFA ka bërë me dije se shuma e cila do të ndahet mes skuadrave në bazë të përformancës do të jetë e përafërt me atë të edicionit të kaluar pra rreth 2.03 miliard euro.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group A
18:45 Galatasaray – FC Copenhagen
21:00 Bayern Munich – Manchester United
Champions League Group B
21:00 Arsenal – PSV Eindhoven
21:00 Sevilla – Lens
Champions League Group C
18:45 Real Madrid – Union Berlin
21:00 SC Braga – Napoli
Champions League Group D
21:00 Benfica – FC Salzburg
21:00 Real Sociedad – Inter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *