• |
ide | kryesore

“Nuk e meritonim humbjen”; Memushaj e Gjasula të dëshpëruar: “Duhet të ringrihemi”

Sport



Ledian Memushaj, ashtu si të gjithë lojtarët kuqezinj, ka dalë i dëshpëruar nga stadiumi në Stamboll, pas një humbje të tillë. Gol i dhuruar, pikërisht në kohën kur Shqipëria po tentonte të shënonte golin e fitores. “Nuk e meritonim – tha vlonjati -, bëmë një ndeshje të mikë, ishte shumë e vështirë, patëm rastet tona, por për fat të keq nuk i shfrytëzuam”.

Klaus Gjasula ka bërë një tjetër përfaqsim pozitiv, por nuk ka mjaftuar: “Kështu është futbolli, ka ndeshje si kjo, ka edhe ndeshje që befasohet kundërshtari si ndodhi me ne sonte – shpjegoi mesfushori i Paderborn -. Duhet të ngremë kokën. Të hënën është Moldavia dhe duhet të shohim përpara”



1 Comment

  1. Vetem mbeshtetje per cunat. Pervec Strakoshes te gjithe kane qene ne maksimumine tyre. Ne sulm kemi shume force dhe pak cilesi. Mesfusha vuajti po arriti te ndihmoje mbrojtjen dhe te jap mjaftueshem raste sulmuesve per te shenuar. Mbrojtja ka qene ne perfeksion. Strakosha ka disa ndeshje qe nuk eshte ne formen e tij me te mire. Shpresoj qe ndeshjet e rradhes te kete hapesire te provohen lojtaret e rinj se duken interesante. Na duhet freski ne mesfushe dhe sulm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *