• |
ide | kryesore

Reja i hap rrugën rinovimit, ‘topi’ kalon tek Duka: pak ndryshime kundër Moldavisë

F1, Sport, Video



Nuk është një konferencë shtypi si të tjerat ajo e teknikut të kombëtares Edy Reja në Moldavi, një ditë përpara sfidës kualifikuese për Euro 2020. Humbja e pësuar në minutën e fundit në Stmaboll dy ditë më parë ka fshirë ëndërrën për kualifikim, objektiv që kuqezinjtë duhet ta mendojnë ndoshta për të ardhmen. E ardhme që mund të kalojë përsri nga idetë e italianit 74 vjecar, që e ka shprehur vullnetin e tij dhe e pret reagimin e FSHF-së. “Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët – shpjegoi Reja -. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri”.

Me 9 pikë në 7 ndeshje për Shqipërinë mund të jetë edhe rasti që të improvizohet ndonjë element i ri, duke patur këtu parasysh Selahin apo Kumbullën që mezi presin të tregojnë veten. Në këtë pikë duket se e mendon edhe Reja që kërkon edhe freski fizike, pas lodhjes së një ndeshje intensive në Stamboll. “Nuk mendoj se do bëj ndërrime domethënëse, do bëj pak lëvizje. Nëse i kam të gjithë në formën optimale, nuk do lëviz shumë. Do vendosim nesër. Dua të shoh këtë vazhdimësi për ndeshjen me Moldavinë”.

Duke iu rikthyer 90 minutave me Turqinë, dallohet ende qartë dëshpërimi për një ndeshje të humbur, kur mendohej fitorja: “Ishim pak nervozë pas ndeshjes me Turqinë. Më shumë për rezultatin se sa për ndeshjen. E rëndësishme është që të mbajmë këtë intensitet. Rezultatet do vijnë”.

Në fund italiani ka vënë theksin edhe tek ndeshja me Moldavinë dhe mënyra si duhet përballur: “Skuadrat e mia nuk nënvlerësojnë asnjë kundërshtar. Moldavia është një ekip i mirë. Edhe në Elbasan na vuri në vështirësi. Luajnë topin mirë. Do futemi me të njëjtën vendosmëri në fushë për të bërë maksimumin” përfundoi 74 vjecari.

https://www.youtube.com/watch?v=WIJN-Mk2nn0&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *