• |
ide | kryesore

Pse më erdhi turp nga Edi Rama në Beograd?

Blog

Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohoi për mediet, se “është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve ndërmjet këtyre shteteve.

Përpjekja për krijimin e të ashtuquajturit “Shengen Ballkanik”, ku nuk ishte ftuar as Kosova e as Mali i Zi, nuk ishte asgjë tjetër, pos përpjekje për të realizuar planin hegjemonist serb në këtë pjesë të Europës Juglindore. Reagimet e shumta për praninë e Shqipërisë në një takim të tillë tendencioz u injoruan tërësisht nga kryeministri Rama.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama reagoi lidhur me vendimin e Akademisë Suedeze, që i dha shkrimtarit austriak Peter Handke çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2019. Përmes rrjetit social “Twitter”, Edi Rama shkruan: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë, për shkak të çmimit “Nobel”. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit “Nobel” në letërsi është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”.

Katër ditë më vonë, në një shkrim autorial për medien “Politico Europe”, kryeministri Rama tregon arsyet e veta se përse është tronditur nga një vendim i tillë i Akademisë Suedeze. Nga të gjitha arsyet që përmend në shkrimin e tij, kryeministri i Shqipërisë veçon dy: çështjen e përshkrimit që Peter Handke u bën serbëve si “njerëz të thjeshtë, të zakonshëm (…), duke ngrënë sarma, kajmak dhe duke pirë verë Smedereve, atje ku Danubi rrjedh pa zhurmë, (…), si njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja e pjesës tjetër të Europës (…)” dhe çështjen e “heshtjes së Peter Handkes për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit gjatë viteve ’90 dhe sidomos në gjenocidin e Srebrenicës, në Bosnjë”.

Kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë: “Paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë”. Nuk mund të ketë paturpësi më të madhe, sesa të kritikohet Peter Handke pse hesht për rolin e Serbisë në tragjedinë e Ballkanit, të përmenden rastet e veçanta të krimeve serbe dhe të mos thuhet asnjë fjalë e vetme për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.

Të citohet vendi, ku për Peter Handken “Danubi rrjedh pa zhurmë” dhe të mos përmendet fare përpjekja e shtetit serb për të fshehur kamionët-frigoriferë me kufoma fëmijësh, grash dhe pleqsh shqiptarë “në ujërat e qeta të Danubit” është paturpësi. Sidomos kur një kryeministri të Shqipërisë nuk i kujtohet se në lumin Danub, në vendin Tekija të Kladovës, kufomat e civilëve shqiptarë nxorën në sipërfaqe të ujërave edhe përpjekjen e fshehjes së krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Të flitet për serbët si për “njerëz që janë thellësisht të prekur nga përbuzja që u ka bërë Europa” dhe të mos përmendet se nuk ka përbuzje më të madhe sesa mosndëshkimi i kriminelëve që vranë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare, rreth 10 000 civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave, që dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe që dëbuan rreth 1 milion shqiptarë gjatë spastrimit etnik të Kosovës kjo është paturpësi e madhe!

Nuk habitem që gjenocidi që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës lihet në heshtje nga Peter Handke, Regis Debray, Jean-Arnault Dérens, Pierre Péan apo intelektualë të tjerë, që në Serbi kanë ngrënë “sarma, kajmak dhe kanë pirë verë Smedereve”. Por të heshtë për këtë gjenocid një kryeministër shqiptar është neveritëse dhe cinik! Për këtë arsye, nëse parafrazoj thënien e Edi Ramës, do të thosha: “Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë” nga reagimi i një kryeministri shqiptar!

Të shpresojmë që kjo paturpësi të mos bëhet pjesë normale e botës shqiptare!

Bardhyl Mahmuti ish zedhenes i UCK ne perendim

10 Comments

  1. Ne fakt Taci apo haradinaj ngeli duke folur..Hipokrizi pa fund e ketyre kosovareve qe gjithmone behen si te prekur.. ..na lodhen!

    1. Pio Kosovaret ta duan motren, dhe jane te prekur kur motra jote nuk zbukurohet por preferon te zbavitet me rroba shtepije.

      1. Cfare monstre ky antikosovari Elio. Vetem per tu shfryre ndaj shqiptareve te Kosoves, me shprese qe ua demton imazhin, eshte ne gjendje jo vetem te krijoje e te komentoje me 3 emra te ndryshem vetem ne kete lajm por shan edhe veten dmth nickname i dyte i tij shan nickname e pare te tij. E shan nga motra,se nqs eshte ai qe po dyshohet se eshte , ky monster moter ska,ka vetem vellezer se jane familje B! qe nga baba e deri te vllau i fundit. Elio po te vjen fundi por te japim shansin e fundit per te ndal propagande anti-kosovare.Po e humbe kete shans, do pendohesh

      2. Cfare monstre ky antikosovari Elio. Vetem per tu shfryre ndaj shqiptareve te Kosoves, me shprese qe ua demton imazhin, eshte ne gjendje jo vetem te krijoje e te komentoje me 3 emra te ndryshem vetem ne kete lajm por shan edhe veten dmth nickname i dyte i tij shan nickname e pare te tij. E shan nga motra,se nqs eshte ai qe po dyshohet se eshte , ky monster moter ska,ka vetem vellezer se jane familje BQ qe nga baba e deri te vllau i fundit. Elio po te vjen fundi por te japim shansin e fundit per te ndal propagande anti-kosovare.Po e humbe kete shans, do pendohesh

  2. O bardhyl paske shkruajtur si nje femije. Analize foshnjarake. Ti akuzoje Ramen per Shengenin,dhe jo per kete shkrimtarin pro-serb. Per shkrimtarin Rama reagoi, e reagoi vetem per te hequr vemendjen nga nenshkrimi qe beri per Shengenin.

  3. Ky Bardhyli nqs nuk gabohem ka qene kosovar aktiv i kohes se komunizmit por pas luftes sikur s’ia kemi degjuar zerin. Pse merreni me te, apo doni ta ricikloni? Rama ka bere 1000 gabime ,si ndaj Shqiperise, si ndaj Kosoves, por te besh nje shkrim kaq te gjate per nje interviste qe Rama beri ne lidhje me Peter Handke,vetem ky Bardhyli mund ta beje

  4. Per bese me sa di une histori kurr politika shqiptare nu ishte ne nivelin e duhur.Sidomos Enveri ,Fatos nano .Edi rama anti komtar ishin per fat te keq veq ni trathrar shkatrron ekonomin e vendit vet

  5. Arsyeja se ka kaq gazetare dhe analiste te dobet eshte nje nga gjerat pse nje drogaxhi si Rama tallet me ju.

    A akuzon Ramen per Hadlkn kur Rama la dal plotesisht kunder tij dhe i deformon fjalet e tij sepse Rama ironizon plotesisht Handlen kur ai pederast austriak i pershkruan servet si ” njerez te thjeshte”.

    Pastaj nuk e kuptova cfare lidhje ka kjo me shengenin Ballknik.

    Kuptoni sa qesharake dhe amatore jeni?

    Sa per luften e Kosoves mos abuzoni me nr e viktimave sepse edhe po i shtoni nr e viltimave nuk eshte se ju respektojne me shume.

    Nder mbi 10,000 shqiptaret e vrare perfshihen edhe femijet, grate shqiptare apo edhe ushtaret e UCK.

    Ajo shifre mbi 10,000 perfshin gjithe vdekjet e luftes se etnise shqiptare, perfshi gra, burra, femije apo luftetetare shqiptare.

    Nga Kosova kan ik 800,000 shqiptare dhe jo 1 milione. Shumica kane ik prej frikes ose prej presionit edhe te UCK qe gjendja te dukej sa me dramatike.

    Vetem disa mijra kane ik sepse u kane shkuar servet ne fshatra.

    Sa per dhunimet seksuale, u kujtuat per to keto 3 vite. Pikerisht si fushate ne kuadet te feminizmit amerikan.

    Pra ka axhende nga mbrapa.

    Po, dhunime kane ndodhur, por jo ne shifrat qe jep OKB dhe organizata te tjera nen SHBA.

    Shifra 20,000 eshte shifer e hamendesuar dhe jo e bazuar ne fakte.

    Pra eshte nj hipoteze ne ajer.

    Nga 2010 der e 2019 as 390 gra kosovare nuk jane regjistru si viktima seksuale.

    Kjo tregon qe ne eshte shume here me i ulet.

    Viktimizimi nuk ju con kerrkund , vetem sa ju ul me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu