• |
ide | kryesore

Katër genjeshtra rilindase kundër Makronit

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Propaganda e rilindjes, e cila një vit më parë u rrek të na mbushte mendjen se negociatat ishin hapur, tani po stërmundohet, sërish, të gjejë alibitë se pse dështuam në to. Në qendër të saj është vënë “armiku Makron”, presidenti francez që na paskësh përdorur si mish për top për interesat e tij.

Që prej të premtes së shkuar, kur Edi Ramës iu ndez për të tretën herë me radhë semafori i kuq, një luzmë terroristësh të fjalës, po merren edhe me moshën e gruas së presidentit francez, po evokojnë “urrejtjen historike” të Parisit ndaj nesh, po e shesin Shqipërinë si viktimë kolaterale të një politike me qëllime krejt të tjera.

Me synimin e thjeshtë që të shmangin çdo përgjegjësi nga banda kleptokratike që sundon në Tiranë, ata po fabrikojnë një sërë mashtrimesh që duhen çmontuar një e nga një.

Lexo me tej:

Deklarata video e Makron që e nxjerr zbuluar Ramën

GENJESHTRA E PARE: Vetëm Makroni na tha “Jo”

Ky pohim nuk është i vërtetë. Në konferencën e tij për shtyp, presidenti francez përmendi gati gjysmën e vendeve anëtare që nuk mendonin për ne njësoj si për Maqedoninë. Ai pranoi se për fqinjët tanë qenë pro një shumicë dërrmuese shtetesh, gjë që nuk ndodhi për Shqipërinë. Së paku Holanda, Danimarka, Spanja i kishin bërë të ditura me kohë rezervat e tyre. Pra do të mjaftonte dhe vetoja e njërit prej këtyre shteteve që ne të mbeteshim jashtë. Por ky është një fakt që lihet si padashje në harresë, për të mos parë në sy të vërtetën, se dështimet tona të brendëshme na diferencuan edhe nga Maqedonia. Prandaj na duhet “armiku” i ri Makron.

GENJESHTRA E DYTE:  Makron na përdori për politikë të brendshme

Nuk ka akuzë më qesharake sesa kjo. Po t’u hedhësh një sy gazetave kryesore franceze, (Le Monde, Liberation, Le Figaro) që prej të premtes, pothuajse nuk gjen asnjë rresht për “djegien” e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty flitet për Brexitin, armëpushimin Trump- Erdogan, por aspak për zgjerimin drejt Ballkanit perendimor. Atëhere ç’vlerë ka të instrumentalizohet një temë për të cilën askush nuk bën debat? Ç’dobi sjell të gënjesh për diçka që nuk i intereson askujt?

Propagandistët e rilindjes pretendojsë se Makron na përdori ne si mish për top për të luftuar Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, por kush e njeh sadopak politikën franceze e kupton se sa absurde është kjo. Votuesit kokëgdhë të ekstremit të djathtë, madje dhe ata që mëtojnë të bëhen të tillë, as e kanë idenë se ç’do të thotë hapje negociatash ose jo. Ata as i kanë shqetësim, para miliona afrikano veriorëve që janë instaluar tashmë në Francë, as shqiptarët dhe as maqedonët. Prandaj, askush nuk është aq idiot sa ta përdorë këtë problem si alibi në politikën e brendshme të Francës. Këtë gënjeshtër e thonë vetëm ata që duan të largojnë vëmendjen nga mëkatet e Ramës.

GENJESHTRA E TRETE: Makron na përdori ne për inat të BE

Në fakt, ka një doktrinë të presidencës franceze që do të krijojë Europën e dy shpejtësive. E iniciuar që pas krizës me refugjatët, që provokoi ish ministri i brendshëm italian Salvini, gjatë së cilës vendet e Europës së re (Hungaria e Polonia) nuk u treguan solidarë me anëtarët themelues, ajo e detyroi Francën të eksplorojë një mënyrë të re të funksionimit të BE. Makron e ka thënë hapur këtë dhe në kuadër të kësaj, ai, ka qenë goxha pengues edhe për vijimin me metodat e tanishme të procesit të zgjerimit.

Teza e Parisit është: fillimisht të ndryshojmë rregullat, më pas të vijojmë procesin. Por paralelisht me të, Franca ka theksuar edhe difektet e vendeve si yni për të bërë përpara. Jo vetëm azilantët, por edhe problemet me mafian, krimin, korrupsionin janë theksuar me forcë. Prandaj ta paraqesësh “JO” Franceze thjesht si një dëm kolateral të politikave Europiane, është të thuash një gjysëm të vërtetë për të fshehur gjysmën tjetër, problemet tona të brendëshme.

GENJESHTRA E KATERT: Azilantët, një alibi

Eshtë e vërtetë që edhe presidenti Makron dhe kryeministri i tij Filip, e kanë përmendur disa herë çështjen e pesë mijë azilkërkuesve shqiptarë të këtij viti. Dhe në pamje të parë ky mund të jetë një ekzagjerim, në një vend ku më radikalët mendojnë se milionat e emigrantëve po zhbëjnë identitetin francez. Por përpara se të merremi me këtë teprim, ne duhet t’i ngremë një pyetje vetes. A bënim dot më shumë për këtë? A e kënaqnim dot këtë “kapriço” franceze, që qeveria e këtij vendi na e kërkon që prej 2016?

Të gjithë ministrat e brendshëm francezë, që në kohën e Bernard Kaznëvit që erdhi të takohej enkas në Tiranë me Saimir Tahirin, ia kanë kërkuar homologëve të tyre shqiptarë këtë. Pra kjo histori ka nisur që në kohën kur Makroni ishte nje këshilltar i thjeshtë i presidentit Hollande dhe as që nuk e dinte se do ta përdorte këtë alibi. Ndaj në vend që të merremi me të, ne më parë duhet të shqetësohemi: pse kjo hemoragji nuk nisi pasi u liberalizuan vizat, por vetëm pas viteve të para të pushtetit të Ramës? 

Të përpiqesh t’i shmangesh kësaj përgjigjeje, duke akuzuar qarqet albanofobike, është të duash që të mbrosh ata që shkaktuan këtë fenomen.  

Pra nuk është e vështirë të kuptohet se urrejtja e beftë kundër Makronit është një formë e kamufluar e atyre që, në këtë rast, nuk e shprehin dot hapur dashurinë për Ramën. Dhe për t’u bindur për këtë nuk ka nevojë të lodhemi. Boll të shohim se janë po të njëjtët që na thanë një vit më parë se negociatat u hapën, po ata që tani anatemojnë presidentin francez se i pengoi ato.

©Lapsi.al

35 Comments

  1. Mese perfekte analiza, ngelen duke nxjerre karikaturat e gruas se Makron, Turp! deri dje kerkonin meshire nga Franca me letren e 8 baxhellave..”Rilindasit” jane jo vetem pa dinjitet, por edhe te ligj…Kur nuk i japin ate qe lypin, kafshojte sei cakej..Pyetje per keta qelbesira: Po sikur Franca te kishte “po”, do kishin ishin tallur me gruan e Macron..Pisa!

    1. Ne te gjitha pikat e Bushatit sheh nje lloj injorance te thelle qe vjen ose prej ngeljes mbprapa e mendjmadhesise se tepruar qe e karakterizon Bushatin dhe te ngjashmit e tij, ose prej nje problemi te thelle ne te kutptuarin e sesi gjerat vertet jane. Arrogance e nje injoranti do ti shkonte me shume termi sesa opinionist. Bushati flet me gjysem te vertetash dhe eshte aq Biased ne ato qe shpreh qe e ka bere te humb edhe llogjiken elementare te balancimit te mendimit. Pastaj inati/vreri dhe kompleksi i vogelsise nuk e le te shohe tej Rames apo atyre gjerave qe jane pergjegjesite tona ne kete cesthje. Vetem ne shqiperi ndodh qe per ceshtjen e hapjes se negociatave ne vend qe te kete nje qendrim unanim nga gjithe shqiptaret – merremi me te metat tona duke i ekzagjeruar ato deri ne ate pike sa u japim te drejte edhe cdo albanofogu e racisti europian qe degjojne neper media si. japim me shume rendeis sesa cfare tha Makron ne vend qe te degjojme cfare thote rama apo Vakaj qe ishin aty per te mbrojtur interesin e shqiptareve. per me tepr qe grupe te caktuara antishqiptare/anti emigrante e kryesisht te ekstremit te djathte ne europe perdorin pikerisht keto shkrime idiote te Bushatit apo Lubonjes me shoke si prove sesa keq qenkan gjerat ne Shqiperi. po te mendosh sesa pak jemi duke kerkuar – pra nje formalitet burokratik, eshte e peshtire qe te behesh aleat me cdo racist te djathte europian kunder te ardhmes se vendit tone. Nuk shtrohet ketu cesthja e mbrojtjes se rames apo nje forcce politike – as minimizimi i pergjegjesive tona si Shtet, por ka ca gjera qe duhej te na benin ne te ishim ne shumice te bashkuar per nje qellim te cakktuar. Goditja idiote e pabazuar nga inatcor si Bushati ndaj nje perpjekje per hyrjen ne europe (pas 10-20 vjetesh) eshte ose dashakeqe ose tejet miope e primitive/

      1. Ku i ke kapojtë ere Kozi se duket të paskan ikur.
        Po pse a derrëzi që të jesh kundër trafikut të drogës, kriminalitetit e korrupsionit na qenka racizëm ?
        Të kritikosh një qeveri e nje “mazhorancë” hajdutësh të parave të taksave të qytetarëve apo një kryeministër karagjoz që na bën të ulim kokën kur e shohim që bredh në kancelaritë e Europës si një klloun, qenka racizëm apo që nuk e do Shqipërinë ?
        Të mos durosh një kryeministër që bën konkurencë me rruhaçët ne sjellje e fjalë vulgaree banale, edhe kjo qenka racizëm ?
        Të durosh një kryeministër që 30 vite pas përmbysjes së diktaturës moniste komuniste, ta kthejë Shqipërinë përsëri në nje parti shtet , qenka racizëm ?
        Është ku e ku më normal ky lloj “racizmi” , neveria ndaj së keqes e korrupsionit sesa të bësh”patriotin” e shtirur apo të bësh pordhacëri intelektualiste.
        Nuk i ka trajtuar me “racizëm” asnjë politikan europian shqiptarë të shquar që kanë bërë ,emër me aftësitë e talentin e tyre në të gjitha fushat si emigrantë në vendet e BE apo edhe matanë oqeanit, politikanë, artistë, shkrimtarë apo sportistë.
        Në Paris e në të gjitha metropolet e botës së qytetëruar janë nderuar e vlerësuar të tillë shqiptarë.
        Ka sigurisht njerëz të malavitës edhe në vendet e zhvilluara demokratike të botës, por ata ndëshkohen nga drejtësia e jo të bëhen deputetë, ministra apo kryetarë bashkie e të mbrohen nga ai që i ka përzgjedhur.

        1. Nuk merrem me të paemër. Shko dhe gjej emrin dhe trurin para se te marresh mundimin të shkruash broçkulla qe I ke degjuar në qenefet e Tiranës

          1. O Koziiiii !
            Vërtetë kujton a derrëzi se po na e mbush mëndjen se duke vënë këtë emër nuk je një anonim qejflli i ripjelljes së krimit e diktaturës ?
            Meri me rradhë të gjitha ato çfarë kam shkruajtur e na bind me fakte e llogjikë se nuk janë të vërteta po ti , në vënd që debatosh mbi faktet, fantazon se unë frekuentokërkam “qenefet” e Tiranës.
            Jo more trim jo. Nuk kam pasur nevojë të vijë në Tiranë si emigrant e të dëgjoj në “qenefet” se çfarë thuhet për këtë qeverisje.
            Më mjaftojnë kushtet që i vuri Bundestagu gjerman qeverisë Rama, për të kuptuar se ku e katandisi ai Shqipërinë.
            Sa i takon portretit të tij si lider, nuk kam parë në Europë asnjë kryeministër që të ketë dalë , qoftë edhe në rininë e tij nudo nëpër plazhe. Nuk kam parë asnjë kryeministër që të vishet si klloun apo të komunikojë me publikun si karagjoz.
            Mandej more Kozi, nëse të jam drejtuar me këtë palo emrin që ke vënë si pseudonim, kjo nuk do të thotë se po merem me ty personalisht.
            Me “kozin” kam përgjithësuar gjithë qorrat e fundërinat që mbajnë në pushtet këtë qeveri të korruptuar

  2. Kam një lutje përgjëruese për të gjithë mediat e gjithë politikanët shqiptarë, apo edhe për qytetarët e thjeshtë, që të mos përdorin më fjalën “Rilindje” apo “rilindasit” për qeverinë e korruptuar e kriminale që ka ngritur Edi Rama.
    Fjala Rilindje (Renesance në frëngjisht, Rinaschimento italisht) ka kuptimin historik të një lëvizje progresive kulturore e politike që solli ndryshime të mëdha epokale pozitive në Europë e në realizimin e aspiratave kombëtare për liri të shqiptarëve.
    Duke e quajtur Rama grupin e tij kriminal mbrenda PS shqiptare si një rilindje të Shqipërisë, ka bërë çnderimin e përdhosjen më të madhe të kësaj lëvizje progresive europiane.
    Verini çfardo emri që e meriton grupit të korruptuar mafioz politik të Ramës, por mos e përdhosni fjalën Rilindje.
    Do të rekomandoja ta quanim psh, “ripjellja e krimit”, po çne Rilindja ?
    E çfarë lidhje mund të ketë nocioni i nderuar “Rilindje” me këtë kryeministër karagjoz e me formim të gjithanshëm më së shumti negativ ?
    Është një emërtim paradoksal ti quash Taulant Ballën, Saimir Tahirin, Spiropalin, Ulësi Manjën, Damian Gjiknurin, Gjushin e famshëm e deri Tërmet Peçin, si “rilindas” ?

  3. Dakord, por per te nderuar faktet dhe jo se ka pas ndonje ndikim tek Makroni, njerez te Le Pen vjet kane qene shume te ashper lidhur me integrimin e Shqiperise. Por eshte qesharake te thuash qe hapja e negociatave me 2 milion muslimane prish identitetin Francez, kur mbi 6 milion muslmimane jetojne nderkohe ne France.
    P.S Me shume lehtesi e ke perdor termin kokedhe o Bushat. Le Pen e votojne 30% e francezeve, qe edhe pse nuk na pelqejne, meritojne respekt se nuk jane as kriminele e as te trashe, por jane ne te drejten e tyre te kerkojne mbrojtje nga kriminelet qe dynden nga vende si i yni.

  4. Karrlliqe shqiptaresh,jemi shume te dijshem.Ekipi kombetar i futbollit Frances eshte 100% me zezake qe kendojne “marsejezen”,por Ne nuk na kane dashur asnjehere ,edhe TH.Germenjin francezet e pushkatuan.,edhe I Boletinin francezet e dorezuan….kurre nuk kane dashur.Ato pordhet me rigon jo Basha ,jo Monika ,jo Rama jeane koti.Frika e ruan vreshtin dhe jo pacavuret neper mure.

    1. Argumenta historike qe nuk justifikojne ne asnje menyre realitetin I cili eshte ai i prapambetjes, korrupsionit, drohes dhe shkaterrimit. Ti nuk je opozitar ti je “ridhjeres I thekur!

  5. Per gazetucin legjendar,trukokalle qe si provincial, hakmmerret me komentuesit kur nuk jane dakord me mediokritet in e tije. Une or fallso, nuk bej komente per ti publikuar, por i bej sepse me dhimbet vendi im, e them te verteten, por njerezve me dije te kufizuare si ti nuk i pelqejne… Une ne nje fare menyre shfryj per te keqen qe na ka zene, jo per publicitet e nuk dua t’ia di per kete.. tung!!!

  6. Bushat, na mbyti Cendri Fuga….. Paska qene talent!
    Se Mero Qepazen e dinim. Po kete mjekerpidhin s’e kishim degjuar

  7. Nuk kuptoj dicka, pse perbeka problem e shoqja e Macron e cila eshte 24 vhet me e madhe se i ahoqi, nderkohe qe nuk perben asnje problem KM yne qe eshte martuar tri here? Per me teper, me njeren nga keto gra qe sot eshte e martuar me nje minister te qeverise, ka bere edhe foto nudo ne plazhet e nudisteve pikerisht ne France.

  8. Me sa duket do te perseritet e njejta skene si me Kirchbaum ne vecse ne vend te “lie” do thuhet “mensonge”.

  9. Te ishte per BE serbet akoma do te ishin duke vrare njerez civile,asnje nuk protestoi per Srebenicen(u pushkatuan 10.000 njerz ne nje grope).,ushtaret Hollandez benin roje paqeje dhe asnje nuk foli ,jo me ti mbronte keta njerez te pafajshem.Erdhi Amerika qe ju mblodh bytha Europes,pa se si bombardohet Beogradi dhe francezet ishin ata qe spiononin NATO -n tek serbet.Hitleri e pushtoi per dy jave Francen sepse nuk deshen te prishnin lluksin e jetes dhe u dorezuan pa kushte(apo si e kendojne marsejezen) .Kosova dhe bosnja fituan vetem ne saje te Amerikes,per BE do ishin shuar fare.Jo sot,por kurre nuk na kane dashur dhe kurre nuk do ta na duan .Aleanca franco-ruse eshte ne fuqi tere jeten.Shqiperia kurre nuk ja ka pa hajrin Frances.

    1. Per BE-ne si entitet i vecante ke te drejte, por duhet thene qe Britania me Bler i nxiti shume amerikanet qe te nderhyjne dhe Gjermania beri nje sakrifice, sepse per here te pare pas luftes se dyte, mes shume dyshimesh te kuptueshme, shkrepi bombarduesit. Por asmjera nga keto nuk mbulon deshtimin e Rames, sepse Franca pranoi me te veshtiren, atehere kur ishim shtet me afer normales dhe na hoqi vizat. E verteta absolute eshte ajo qe thote Bushati, pra, qe dyndjen e azilanteve e solli armiku Rama dhe jo Macron, as Berisha. Ate e ka pergjegjesi personale. Duhet zbuar dhe pike!

  10. Spiropali ka ndruar mendje. Tani fajin nuk e ka me saliu. Ndaheni mendjen fugatricera e ramicera qe ta dime dhe ne se helbete te paditur jemi. Edhe injorant jemi kush e ka fajin sala luli hollanda gjermania danimarka maqedonia kosova……kush?!

    1. Normale qe Saliu e ka fajin kryesor,pasi ne ’97 na çoi ne vitin 0 dhe na ktheu ne epoken e gurit plus qe kushtet e Gjermanise jane pikerisht reformat per te shkulur nga themelet sistemin e drejtesise qe ngriti Sala me prokurore e gjykates pa shkolle me kurse 3 mujorshe ne plepa,te cilet jane sherbetore te verber te padronit,Basha patjeter qe ka “merite”te madhe,pasi beri çmos per te destabilizuar vendin dhe loboi fuqishem kunder interesave te popullit te tij,ndersa per revolucionarin Bushati dua ta pyes se perse Franca nuk tha nje “po”me kushte ashtu si Gjermania,pasi po-ja nuk na fuste ne europe se Turqia ka 10 vjet qe i jane hapur negociatat,por ende eshte jashte europes,keshtuqe Bushat mos u bej naiv se te gjithe e dime qe Franca eshte aleat i Serbise dhe nuk e do Shqiperine,kaq!

      1. Te qeshesh me lot, kur keta komunistet qe e dinin Shqiperine, vendin e trete me te ardhurat me te uleta ne bote, si vendin me te lumutur dhe te pasur, tani thone qe Saliu na coi ne epoken e gurit. Arsyeja eshte kapur me shkelma ne kete vend. Ne fakt dhe Enveri, perpara apo gjate vrasjes se te pareve, na vrau dhe arsyen me bazike.

  11. Z Neri ,nuk eshte faji i asnji komentuesi qe Rama tall karin me jue. Asht terapia e shokut qy rrafshoi krejt uzina , fabrika , toka buke ,kanale kulluese vaditese dhe qy udhheqsi juej historik ,sali , solli modelin e “tokes xanun ” per t zhvillue kapitalizmin ma t bukur n bot .Dhiz iz a mirakull ov vridem.

    1. Ke të drejtë o shoku !
      Fajin e ka “terapia e shokut” që pastroi vetëm fabrikat e uzinat gërmadha, që në vënd që të dilnin me fitim, dilnin çdo vit me humbje, pasi ishin mall skarco i “dhuruar” nga vëllezërit komunistë rusë e kinezë.
      Qeveria demokratike që erdhi pas diktaturës enveriste, duhej që ti kërkonte ndihmë perëndimit, që ju trushpëlarët enveristë, tju mernin të gjithë si bagëtitë e tju degëndisnin në ndonjë ishull të vetmuar në Oqeanin Paqsor. Tju linin atje të “internuar” e izoluar siç bëri Enveri për nja pesë dekada për gjithë popullin shqiptar, që mbase brezi i tretë i juaji të mës kishte mendjen që ka akoma edhe sot.

    2. I paemer
      Rama tall trapin me ju qe e besoni.
      Per te vjedhur na vjedh njelloj.
      Ju keni nje trashesi perzier me legenllekun.
      Po si more shimpaze e ka fajin saliu nderkohe qe keta 30 vjet saliu ka qeverisur 13 vjet dhe pjesen tjeter komunistet. Nderkohe qe ky qe tall trapin me ty ka 20 vjet qe drejton.
      Vetem vetem legenet dhe llumi mund te hedhin poshte dhe matematiken

  12. Me falni reformat ku jane? Apo ne drejtim te paditur? Kush i ha me keto cilimilleqe? Ketu ka 30 vjet vetem vidhet. Dhe jetohet e pasurohet me krim te cdo lloji. Ta gezoni ate qe donit. Zaten ca kerkon gjen. Keni kerku pasurim te lehte e te shpejte keni mare mbrapsh edhe injorancen e degradimin. Mer 2 paguaj 1. Nje vend qe vidhet nuk behet. Na i pacin te gjitha gjynahet. Te gjitha.

  13. Ne vitin 1966 doli ne kinemat e botes filmi italian “Beteja e Algjerit”,me regjizor Roberto Rossalini,ishte filmi me i mire per 20 vjet dhe akoma sot ne vitin 2010 u rendit nder 100 filmat me te mire te botes.Aty tregohet shume mire se kush eshte Franca dhe si i trajton kolonite.Ne France ky film u lejua mbas 5 vjetesh ,ne 1971 te shfaqej.Kush eshte ne moshen e parfumit dhe te karrlliqeve nuk e ka pare ose e ka harruar.Shikojeni kete film dhe pastaj flisni per Francen,..Kjo psikollogji nuk ka ndryshuar aspak.Keto hartimet e camcakizit jane koti fare.Nuk ka stan me lepuj.

  14. Eshte tashme evidente qe Rama per shqiptaret do te mbahet mend jo më per fasadat e lyera, por per shkaterrimin e shtetit shqiptar më keq se Berisha ne 1997.
    Rama po bastardohet ne su te Evropes. Ai konsiderohet si nje lecke dhe nje autokrat i llojit Putin-Erdogan.
    Me Ramen nuk kemi asnje shprese per negociata me BE, edhe pse kete e mendon edhe PD….

  15. Katër genjeshtra rilindase ????????????????????????????
    Keta vetem genjeshtra kane thene ketu e 7 vjet .
    Te sfidoj ty dhe kedo tjeter o Bushat qe te me thuash nje te vertete te ketyre mafiozeve me emrin rilindas.

  16. Së pari, në mendimin tim personal, zgjidhja më e mirë e nyjes gordiane të krizës politike në Shqipëri që do të krijonte kushtet për fillimin e atyre “të bekuarave” negociata të pranimit në BE, do të ishte pranimi nga i gjithë Këshilli i Europës të qëndrimit të Bundestagut gjerman.
    Maqedonisë miratim pa kushte e Shqipërisë me 9 kushtet detyruese paraprake.
    Nuk do të ishte keq që ky Këshill i qeverive të vendeve të BE, bashkë me këto kushte, të adresonte edhe një kritike konkrete edhe për disa krerë të Komisionit Europian, veçanërisht ata të politikës së jashtëme e të zgjerimit, për entutiazmin e tyre të tepruar e mashtrues, se Shqipëria paskej arritur “suksese të mëdha në reforma” Kjo kritikë do të vlente edhe për disa qeveri të majta të BE, që për hir të aleacave fiktive politike “socialiste”, kanë mbyllur sytë e veshët për bëmat e kryeministrit gjatosh, duke ja vlerësuar karagjosllëqet e tij si një “origjinalitet prej artisti”,
    Qeverisja e mirë nuk kërkon sjellje të çartura artistësh, sa mediokër aq edhe megallomanë,(piktor amator ishte edhe Hitleri), por kërkon intelektualë të formuar me njohje të plota të ekonomisë, drejtësisë e sociollogjisë e veç kësaj, lideri i një vendi, duhet të jetë sa më afer modelit të përsosur të moralit qytetar e familjar e aftësisë së komunikimit njerëzor me publikun.
    Asnjë cilësi të tilla prej lideri nuk i plotëson Rama e pashmangshërisht portreti i liderit do të rezatojë edhe tek brezat e rij. Një lider me prirje negative, ndikon në prishjen e moralit të disa brezave.
    Gjëma e madhe që i solli diktatori Hoxha popullit shqiptar, nuk ishte vetëm shkatërimi i ekonomisë duke shkatëruar pronën private apo qoftë edhe privimi nga çdo e drejtë njerëzore deri tek liria e mendimit e izolimi nga gjithë bota. Gjëma më e madhe që do një shekull të rikuperohet e që komunistët e quanin krijimin “e njeriut të ri”, ishte shpëlarja e trurit nga propogandat që vazhdojnë të transmetohen edhe në brezat e tjera.
    Vini re se sa shumë përkujdeset Rama duke detyruar vasalët e tij servilë, që të glorifikojnë si “fitorje” çdo marrëzi të tij. Njëlloj si në kohën e Enverit.
    Që nga Spiropali e deri tek një aktoruc greko-shqiptar 24 karatësh komunist, e quajnë ate Skënderbeun e Shqipërisë që Europa nuk po ja di nderet që është ai që po e shpëton Europën nga Franca, Hollanda e Danimarka.
    Shihni se çfarë figurë të neveritëshme prej servili bën “gazetari” Alfred Peza në studiot televizive, që kur sheh në ekranet e studios veten e tij, në kohën kur të tjerët kritikojnë Ramësn, bën grimasa të pështira mosaprovimi, që ta shohë shefi i tij reagimin e tij prej shërbëtori

  17. @@@@@@I paemer qeke krric derri,kalama dhe i paafte.Koha e Enverit ,E saliut,E Metes,E Rames nuk kane shume ndryshim.Enveri te vriste me gjyq dhe pa gjyq dhe thoshte qe diktatura e proletariatit eshte demokracia e vertete,Saliu bertiste per demokracine por njerzit vrane pa gjyq njeri tjetrin (jane vrare per 25 vjet me shume se 7000 vete)dhe iken jashte per me mire.Meta e rropi te gjalle shtetin me familjen Berisha,Rama vjedh sa mundet dhe bertet per demokraci anarshiste.Si I paemer qe je shko me Blushin qe ishte nje pusht politike dhe na bej ca akrobacira .Nga haleja nuk del gje pa ere.

    1. Meqë e paske gjetur një “emër” për vete si “shkular”, më jep të drejtën të dyshoj se je nga soji i hajdutëve të pulave, gjysëm analfabet që nuk di as të lexojë mendimet e tjetrit e jo më ti respektojë, njl nga kërkesat elementare të demokracisë.
      Ka mbi 6 vite që Shqipërinë e qeveris Edi Rama e jo “famijja Berisha” e nuk mund ti kërkohet llogari qoftë edhe Enver Hoxhës sot për qeverisjen e Ramës..
      Kam pasur qëndrim kritik edhe për qeverinë Berisha kur ishte në pushtet por ka 6 vite që ai pasi dha dorheqjen, nuk ka asnjë funksion qeveritar e partiak.
      Kam shfaqur mendimin tim se zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza politike në Shqipëri e për të filluar negociatat, është rekomandimi i Bundestagut gjerman për të realizuar ato 9 kushte
      Ti tru peshk që nuk ke kuptuar asgjë nga ato që kam shkruar, se aq të lejon injoranca tënde, kujton që të komentosh, do të thotë të bësh rrugaçin duke sharë me fjalë të ndyra ata që kanë mendimin e tyre.
      Nëse ke këllqe të polemizosh me mua, bëj një përpjekje që me argumenta, fakte e llogjikë të hedhësh poshtë mendimin tim e jo të shash si rrugaç.
      Sa për dijeni, kam gati 30 vite që nuk jetoj në Shqipëri, e ndonëse jo më fëmijtë e mij që i kam me tituj të lartë akademikë por edhe nipërit e mij janë studentë ekselentë, e nëse shqetësohem për Shqipërinë ndonëse për familjen time kam arritur ate çka dëshiroja , e nuk kam asnjë idiot si ti në këtë familje, ndjej keqardhje edhe për ty që je kafshëruar kështu, e dhimbje që atdheu im nuk po realizon ëndrën për tju bashkuar Europës ku fati ma solli të integrohem.

  18. Sa për gënjeshtrat e Edver Taqit, askush s’ duhet të çuditet. Kjo vjen nga halli dhe oratoria e madhe që zotron, nga dëshira dhe vesi i të gënjyerit në çdo kohë dhe për çdo gjë. Si i gjithëditur e asnjëherë i gabueshëm, atij i është mbushur mendja top se gjithmonë ka të drejtë. Ky është Edveri ynë idashur, që rrënën e ka zanat si shembull i pashembullt. Të na rrojë e të na lënë pas të gjithëve sado të vjetër qofshim! Sukseset që trumbeton na trullosen keqas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu