• |
ide | kryesore

Atalanta impresionon Guardiolan: “Mendoj për Gasperinin, atë që mendoja për Sarri”

Sport



Ajo që kuptohet nga fjalët e Pep Guardiola në vigjilje të ndeshjes kundër Atalanta është në substancë vlerësimi për skuadrën zikaltër: “Ajo që mendoja për Sarrin është ajo që mendoj për Gasperini.Ajo që bëri vitin e kaluar është e pabesueshme, është sikur të kishte fituar kampionatin. Kanë kurajo, luajnë për tifozët, sulmojnë duke ndërmarrë shumë rreziqe: është kënaqësi ti shohësh të luajnë” u shpreh tekniku i Manchester City në konferencë për shtyp.

Për teknikun e Manchester City mund të jetë një lloj derbi, duke patur parasysh të kaluarën e tij si futbollist tek Brescia: “Isha shumë i lidhur me familjen Corioni, më kanë trajtuar shumë mirë. E di që është një ndeshje speciale për ta, por nuk kam folur me askënd edhe pse kam ende miq në shoqërinë breshiane”.

Duke lënë mënjanë deklaratat e kortezisë, Champions është objektivi kryesor i City: “Kam shumë besim në skuadrën time, por e di që ekzistojnë klube të tjera që kanë kualitet për të arritur tek trofeu. Ta nisim duke bërë 6 pikë për tu kualifikuar në 1/8 e finales”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *