• |
ide | kryesore

The Guardian skaner në trurin e Albin Kurtit

Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit

Albin Kurti i cili pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian”. Kjo gazetë e qendrës së majtë i ka bërë një skaner të plotë ideve të kryeministrit të ardhshëm 44 vjeçar dhe ambicies së tij oër ti dhënë fund dy dekadave te politikave ultraliberale në Kosovë. Ai vizatohet se një lider që do të mbështesë arsimimin teknik dhe profesional për të shtuar krahun e punës së kualifikuar dhe njëkohësisht të zvogëlojë varësinë e ndërmarrjeve nga interesat e larta të bankave me kapitale të huaja.

Kandidati për kryeministër ka folur edhe për ambicien e tij për ta çliruar vendin nga kapësit e shtetit. Ai ka përmendur se Kosova ka mbi 200 prokurorë të cilët janë shpesh pa kurajo dhe jo profesionalë. Ne duhet të prodhojmë një Eliot Ness,  ka thënë ai duke iu referuar njeriut që kapi Al Kaponen dhe që sipas Kurtit është me origjinë shqiptare.

Më tej Kurti ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian për të bllokuar zgjerimin në Ballkan, referuar mos hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë, Kurti ka thënë se liderët perëndimorë kanë harruar mësimet nga dy luftërat botërore dhe tani po tërhiqen përballë fashizmit dhe populizmit. Albin Kurti deklaroi se ky vendim i BE mund të dëmtojë edhe shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar të njohë pavarësinë e saj.

“Bashkimi Evropian është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por tash po ikën i frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit”, tha Albin Kurti për gazetën e famshme britanike.

Duke kritikuar vendimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për bllokimin e hapjes së negociatave për pranim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ai u shpreh: “Ju nuk mund të thoni se fillimisht kemi nevojë për reforma të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm, sepse këto shkojnë dorë për dore. Evropa është një projekt aq i rëndësishëm historik, saqë asnjë individ nuk mund të jetë autori i tij, nuk mund ta drejtojë apo ta udhëheqë atë. Kemi parë gjithmonë që kur Jean-Claude Juncker thoshte se nuk do të ketë zgjerim në pesë vjetët e ardhshëm, gjendja në Ballkan përkeqësohej shumë”.

“Po, Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë këtë mirë dhe është shumë pikëlluese për të gjithë ne që ata e kanë harruar këtë. Brenda disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, ku gjithçka filloi në Sarajevë”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi se taksa 100 për qind e vënë ndaj mallrave të Serbisë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, do të largohet, vetëm nëse ka masa të plota reciproke për lejimin e tregtisë së mallrave kosovare në Serbi. Ai tha se Beogradi gjithashtu duhet t’i japë fund fushatës diplomatike për t’i bindur shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës. “Nëse ata duan ta nisin dialogun, ata duhet që të mënyrë eksplicite t’i ndalin shpifjet rreth të drejtës sonë për shtetësi”, tha ai.

“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, e jo t’i shikojë Kosovën e Shqipërinë me dylbi ushtarake. Serbia ka nevojë për një lloj analize të vetvetes”, shtoi Kurti.

Ai theksoi se është plotësisht kundër idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, e cila u soll në tavolinë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Çfarëdo kufiri i ri që të formohet, do të ketë serbë ose shqiptarë në anën tjetër të tij, e ata pretendojnë se mund ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”, tha ai.

Kurti foli edhe për flamurin e Kosovës. Ai tha se ky flamur i është imponuar vendit me kushtin që të mos ketë shqiponjë, ngjyrë të kuqe apo ngjyrë të zezë, siç tha ai, sikur pavarësia të mos jetë shpallur nga Serbia, por nga Shqipëria.

Megjithatë, ai u zotua se në postin zyrtar si kryeministër do ta mbajë dhe do ta respektojë flamurin zyrtar të Kosovës. “Kam detyra më të rëndësishme sesa rregullimin e orendive në zyrën e kryeministrit”, tha Kurti, shkruan “The Guardian”.foto galeri

11 Comments

  1. Hipokrizia e pafre e komunisteve! Keta, perfshire kete te vetevendosjes( koncept euroarmik dhe jo euroskeptik ne fakt) kane mjelur vota me idene e eurospekticizmit, ndersa tani kundershtaret e BE qenken fashiste. Imagjino ta quash Roger Scruton fashist. Do me duheshin dhe 10 brinje te tjera per te qeshur aq sa e meritojne me keto palaco.

    1. Kurti – komunist, hahah! nuk po “shitet me”. Ju nuk e keni “kapur” esencen e deklarates se Kurtit. Kete e beni me qellim ose nuk e keni kuptuar! Ai thote qe bashkimi Europian eshte krijuar si kunderpergjigje ndaj fashizmit dhe tani po shkaterrohet pikerisht duke ju frikesuar fashizmit! Po normal qe fashizmi po e lufton nje Europe te Bashkuar, se kush tjeter?! P.sh rritja e popullaritetit te partive e te Djathtes Ekstreme!

  2. Kurti – komunist, hahah! nuk po “shitet me”. Ju nuk e keni “kapur” esencen e deklarates se Kurtit. Kete e beni me qellim ose nuk e keni kuptuar! Ai thote qe bashkimi Europian eshte krijuar si kunderpergjigje ndaj fashizmit dhe tani po shkaterrohet pikerisht duke ju frikesuar fashizmit! Po normal qe fashizmi po e lufton nje Europe te Bashkuar, se kush tjeter?! P.sh rritja e popullaritetit te partive e te Djathtes Ekstreme!

    1. Kurti si rrallekush ka dy komponentet kryesore te euroarmikut: Komunizmin dhe nacionalizmin. Eshte bashkim i Jeremy Corbyn (para se te behej hipokrit) dhe Nigel Farage ( qe eshte me pak nacionalsit se Kurti per hir te se vertetes). Sa per fashizmin, eshte pjese e histerise se the guardian, qe i duhet nje armik edhe me i forte se ai qe ka per te justifikuar luften kulturore qe mendon se udheheq.

  3. Brenda disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, ku gjithçka filloi në Sarajevë”, tha Kurti. Cfare atdhetari,kudo mundohet te shfrytezoje rastin per te treguar te verteten e serbeve, si nxites i te gjitha lufterave qe nga LIB

  4. Pse po i shqetson albini kaq shume rilindasit ? A thua se nuk e kane liderin e tyre? Po keta kane plot. Tao ce dunin spirooalin babloket e medhenj e te vegjel. Bracen ….. uhu plot e perplot. Dhe te mirat pas ketej nuk i keni pare pare akoma. Plot me te mira jeni. Pse turfulloni? Nuk i kuptoj keta te rilindurit……

  5. Albini eshte nje model. Sikur me kaq te mbetet i vetmi per mendimin tim qe do te kujtohet nder vite e vite si njeri model. Dhe po ka bere histori . Po te bukur ama. Se paku i flet mendja zemra jo babzia jo pislleku jo olkoli jo droga……

  6. KY NJERI PARAQET RREZIKSHMERI SHOQERORE NE KOSOVE POR ME CDUKET DHE NE SHQIPERI NE NJE INTERVIST QE PAHA DHENE NE SHQIPERI TEK SYRI NET THOT KESHTU KUR PYETET PER ENVER HOXHEN E PERKUFIZON ME NJE FJAL( DIKTATOR DHE JO KRIMINEL) SALI BERISHEN E (ANASHKALON PYETJEN) NE FAKTE BERISHA I 1001 E KOSURE POPULLIT SHEQIPTAR 1-MOSHAPJA E DOSJEVE. POR KURRE KURRE KOSOVES KURRE DHE ME TE VERTET KURRE KOSAVES. MBAJ MEND NE VITIN 1992 MINISTRI I MBROJTJES SAFET ZHULAI NGA GJERMANIA, MINISTRI JASHTEM ALJFRED SERECI NGA BRUKESELI DHEPRESINDENTI SHQIPTAR SALI BERISHA NGA AUSHINTONI NE SHBA NE TE NJET ORE DAKLARONIN SE NESE E LYP NEVOJA DO JEMI SHTARET E PARE QE DO LUFTOJME PER KOSOVEN ATEHER KUR ALBIN KURTOVIC SORJANI MERREJ ME NDIMA TE SORASIT KY NUK FLET DHE SMUND TE FLAS PER NJE RALITET TE BERE NGA BERISHA PER KOSOVEN-KOSOVARET KU SORJAN THOT QE THACI EEEEE DHE E GODET PERCIPTAS PER NDARJEN E KOSOVES DHE NUK THOT QE SALI BERISHA BERTITI NE QIELL PER COPTIMIN E KOSOVE DHE NDASHTA VENDIMTARI I KESAJ CESHTJE PRA NE QOFTE SE HASHIM THACI ESHTE GJRPER KY QENKA GJRPER ME DY KOKA NJEREN NE KOSVE TJETREN NE SPANJE,FRANC,RUSI,SERBI, DHE SORJAN BASHKE.

    1. Edhe Berisha ka bere deklarata kunder Kurtit gjithmone, por para ca muajsh u takuan se bashku dhe shoshiten mosmarrveshjet. Por mos prit tani qe te flas me superlativa,kur ne kupolen e VV ka edhe te majte ekstreme. VV dega ne Tirane psh Bojken Abazi dhe disa te tjere,jane majtiste radikale, keshtu qe Kurti duhet te mbaje balancat brenda partise. Edhe une e pashe ate interviste qe thua ti. Nuk tha fare fjale te mira per Enver Hoxhen. Kurse per Berishen dhe Ramen nderroi teme pa bere komente fare, as komente negative as pozitive. U tregua diploamt dhe i balancuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu