• |
ide | kryesore

Lewandowski bomber i frikshëm: shënon më shumë se i gjithë Real Madridi

Sport



Robert Lewandowski ka një raport special me golin. Edhe në këtë sezon polaku po konfirmon aftësitë e tij si qendërsulmues i jashtëzakonshëm. Sipas statistikave, me fanellën e Bayern, sulmuesi ka shënuar deri tani 18 gola mes Bundesligës, Kupave kombëtare e Champions League. Natyrisht këtyre golave i duhen shtuar edhe tre të realizuara me Poloninë, për një total prej 21 rrjetash. Më shumë se ka shënuar i gjithë Real Madrid (19) sa për të qenë të saktë.

Punë snajperi, me një gol të shënuar cdo 63′ minuta. Një makinë goli perfekte dhe i pakapshëm. Nuk është rastësi që në verë, pikërisht merengues insistuan për të marrë në Bernabeu polakun, që në atë kohë dukej i pakënaqur në Bavari. Sekreti i efikasitetit të Lewandowski duket se duhet kërkuar jo vetëm në kualitetin teknik të lojtarit, por edhe në stilin e tij të jetës, në ushqimin e edhe në trajnerin personal special që ka: mikeshën e tij nutricioniste e instruktore fitness Anna Stachurska, alias “Lewandowska”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *