• |
ide | kryesore

Panik në aksin Tiranë-Elbasan, mjeti merr flakë në ecje

Lajme, Të fundit



Një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, por nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit.

Incidenti ka shkaktuar panik tek drejtuesit e automjeteve. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ata kanë ndalur makinat duke bllokua rpër pak minuta qarkullimin.

Deri më tani, si shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët mendohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *