• |
ide | kryesore

“Një vendim historik”: në Kinë me shumë risi, Kupa e parë e Botës me 24 skuadra

Sport



Fifa i ka dorëzuar Kinës Kupën e parë të Botës për klube me 24 skuadra, në program për tu luajtur në qershor-korrik 2021. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Gianni Infantino në Shanghai, duke e përcaktuar “një vendim historik”. Në fazën finale të turneut, që zëvendëson kështu Confederations Cup e do të luhet cdo katër vjet, do të marrin pjesë tetë skuadra europiane: fitueset e Champions League e Europa League nga 2018 në 2021.

Vendet në dispozicion të klubeve europiane do të jenë 8, 6 klube amerikano jugor, ndërsa 10 vendet e mbetura do ti rezervohen zonave të tjera kontinentale (Azi, Afrikë, Amerika Veriore-qendrore, Oqeania). Cdo Konfederatë do të përcaktojë për llogari të saj kriteret e kualifikimit në turneun e ri. Si bën të ditur Gazzetta, nga tetë skuadrat europiane katër do të jenë fitueset e katër Champions të fundit. Për katër skuadrat e tjera u mendua të vlerësohej renditja e Uefa, apo finalistet e mundura të Champions. Në fund fitoi Europa League.

Në këtë pikë të sigurtë për pjesëmarrjen në Kupën e re të botës për Klube janë katër: Liverpool (Champions 2019), Real Madrid (Champions 2018), Chelsea (Europa League 2019) e Atletico Madrid (Europa League 2018). Formula e turneut të ri parashikon 24 finalistë, 8 grupe nga tre skuadra, me 8 fituesit që do të marrin pjesë në fazën me eleminim direkt deri në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *