• |
ide | kryesore

Shkarkohet Sadedini: trajneri, që hoqi Orikumi për rezultate, vjen të shpëtojë Flamurtarin

Sport



Në Vlorë çuditë nuk kanë të mbaruar. Pas ultimatumeve, një trajneri që punonte në kushte të frikshme për ti menduar, tek Flamurtari bëhet lëvizja tjetër paradoksale. Drejtuesit e klubit largojnë nga drejtimi i skuadrës Dritan Sadedinin dhe tashmë në krye të skuadrës do të vijë Artan Sakaj, trajneri që u largua pak ditë më parë nga Oriku, në Kategorinë e Parë, për mungesë rezultatesh.

Lajmin e ka konfirmuar Flamurtari në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, por ky i fundit do të vijojë të mbetet pjesë e stafit teknik të ekipit. Humbja e të mërkurës përballë Vllaznisë ka sjellë edhe këtë ndryshim në drejtimin e skuadrës vlonjate. Sadedini e mori skuadrën në një periudhë shumë të vështirë, vetëm 10 ditë para startit të kampionatit, ndërsa në 9 javë të Superiores regjistroi shtatë humbje dhe dy barazime (përballë Laçit dhe Tiranës në Vlorë), me skuadrën që pozicionohet e fundit. Të vetmen fitore në ndeshje zyrtare, Sadedini e arriti kundër Velecikut në Vlorë, me shifrat 5-0, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Tashme pritet emri i trajnerit të ri të Flamurtarit, që sipas të gjitha mundësive është Sakaj. Ish-futbollisti i kuqezinjve u shkarkua nga Oriku, skuadra tjetër e Vlorës për mungesë rezultatesh dhe tani vjen të shpëtojë Flamurtarin, ose të paktën ti japë një impuls më shumë kuqezinjve. Ndryshimet në klub vijnë vetëm tre ditë para ndeshjes së radhës në kampionat, ku Flamurtari do të përballet në Vlorë me Skënderbeun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *