• |
ide | kryesore

Albin Kurti dhe Edi Rama takohen sot për herë të parë pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojnë ditën e sotme takimin e parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Takimi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Jehona Bajrami Gashi, në emisionin “Opinion”.

“Nuk ishim marrë vesh paraprakisht për një takim, por do të takohemi nesër. E pres me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit,”– bërë me dije shefi i qeverisë.

Pak ditë më parë, gjatë një konference për shtyp, kryeministri Rama u shpreh se pret me kënaqësi të takohet me  Kurtin, duke shtuar për nevojen për një shtysë në marrëdhënien mes dy qeverive.

Megjithatë, përkundër entuziamit të shprehur nga Rama, mes dhjetra letrave të marra prej Kurtit për fitoren e Vetëvendosjes, binte në sy mungesa e urimit të politikanit bashkëkombas, gjë që ka shtuar dyshimet për një marrëdhënie “të ftohtë” ndërmjet tyre. Mirëpo, vlen për t’u thekasur se në prononcimet e tyre, asnjëri nga dy politikanët nuk e ka pranuar pasjen e mosmarrëveshjeve. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Albin kujdes kur t’i japesh doren – jo vetem ta dezinfektosh pas, por numero edhe gishtat, se mos te kete dhene ndonjerin me koncesion

    1. Ky te pakten te merr gishtat po ça ti besh paraardhesit te ketij qe te jepte doren e pastaj te fuste plumbin…

      1. Ke te drejte!
        Artan Santon me qershor 2014 para vendit te punes, diten per diell, ne mes te Tiranes, 10 muaj pasi Komunistet e Cunit te Kristaqit erdhen ne pushtet, e ekzekutuan publikisht me siguri pasi do t’inkishte prishur ndonje pazar droge a pastrim parash!
        5 vjet me pas nuk ka autor!
        Por fajin e ka Vicidolsi prape!

  2. Ky pasi i beri karshillek Albinit duke emeruar çerrin e perkedhelur Gent Cakaj minister te jashtem dhe duke u investuar ne menyre aktive per shkaterrimin e VV-se permes fraksionit te Shpend Ahmetit, tani shtiret si i interesuar per bashkepunim. E verteta eshte se Albini ty o idiot, te dominon. Te dominon me dije, te dominon me integritet dhe te dominon me ideologji. Ti je e kunderta e Albinit dhe ti e di ndaj s’gjen rehat. Aq i kundert je, saqe edhe Gent Caken qe eshte injorant, deshe te na e imponosh si me te diturin e kombit. Dhe kete, e bere per inat te Albinit. Sepse je i ndergjegjshem qe Albini eshte realisht sot me i dituri i kombit. Por ty te vjen vdekje kur nuk je vete ai, prandaj nga inati, mendove te emerosh si me te diturin nje kerric qe te ben ty temena. Na, piji lengun tani. Te fala kerricit tjeter Fuga, te cilin ashtu si Gent Caken, deshe te na e imponosh si me te zgjuarin dhe me te aftin e spin doktoreve te Shqiperise. Fundosja jote eshte rezultati i “zgjuarsise” se tij prej gomari. Hajt thefshi qafen sa me shpejt, ti dhe kuckat e tua ne trajte cunakesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *