• |
ide | kryesore

Këta janë personazhet që paraqesin rrezikshmëri të lartë nëse kërkohen në internet

Paparazzi, Slider



E çuditshme por e vërtetë, nëse do të klikoni këto emra personazhesh të njohur në internet, kompjuteri ose telefoni juaj rrezikon të preket nga viruset. Kjo është bërë e ditur nga kompania më e madhe në botë dedikuar sigurisë në teknologji, “McAfee”. Pjesa më e madhe e personazheve janë shumë të njohur për publikun dhe emrat e tyre janë ndër më të kilikuarit në internet.
Komediani amerikan dhe prezantuesi, John Oliver kryeson listën e këtij viti si emri më i rrezikshëm për t’u kërkuar. Pjesë e listës janë edhe tre komedianë të tjerë, James Corden, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon. Përveç aktorëve, pjesa më e madhe e listës është e mbushur me emra të këngëtarëve dhe pjesë e listës është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare renditet e dyta dhe ndiqet nga artistë të tjerë si, Nicki Minaj, DJ Calvin Harris dhe Billie Eilish. Këtë vit pjesë e listës është edhe Liam Hemsëorth dhe Emilia Clarke.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *