• |
ide | kryesore

Dani Alves, sulm e mbrojtje mbi Neymar: “Është si një fëmijë, por njerëzit duhet ta respektojnë”

Sport



“Neymar ndonjëherë është fëmijënor. Është shumë i ndjeshëm për cfarë i ndodh përreth e ndaj kritikave”, mendon Dani Alves për shokun e tij tek Brazili. Sulmuesi i Paris Saint-Germain është kthyer protagonist në fushë, por askush nuk mund të harrojë telenovelën e merkatos së verës me brazilianin që dukej se ishte i destinuar të largohej nga Ligue 1 me drejtim Spanjën.

Ish-shoku i tij i skuadrës, por edhe bashkëkombasi Dani Alves, duke folur për Sport TV ka thënë mendimin e tij për O’Ney dhe kontradiktat karakteriale. Nga njëra anë një vërejtje e qartë, por në anën tjetër një mburojë e vërtetë, si një vëlla i madh.

“Mundohem ta këshilloj gjithnjë Neymar. I them se ka përgjegjësi të madhe ndaj të rinjve e atyre që adhurojnë botën e sportit. E di cfarë mendoj për të. Ai ka përgjegjësi në këtë këndvështrim dhe duhet të marrë një pozicion. ‘Je një fëmijë apo jo? Jo, je një burrë’”, ka thënë Dani Alves që më pas ka shpjeguar: “Shpesh është fëmijënor, si kalama. Por është shumë i ndjeshëm ndaj kritikave dhe asaj që i ndodh përreth. Njerëzit duhet ta respektojnë. Edhe kur është në Kombëtare, ata nuk e respektojnë, por duhet ta bëjnë. Neymar ka mjaftueshëm eksperiencë për të thënë atë që do, ka fituar gjithcka, ndërsa ata që flasin jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *