• |
ide | kryesore

Granit Xhaka publikon foton e vajzës së posalindur

Paparazzi, Slider



Në datën 8 të këtij muaji, futbollisti Granit Xhaka u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij, Leonita, solli në jetë një vogëlushe të cilës çifti i vendosi emrin Ayana.

Tepër të lumtur për pjesëtaren e re të familjes së tyre, ata nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla në rrjete sociale.

Madje, Graniti s’ka mundur ta mbajë dot vetëm për vete portretin ëngjëllor të të voglës, duke publikuar në Instagram një foto babë e bijë.

Ai shfaqet duke e mbajtur Ayana-n në krahë, ndërsa ne mund të dallojmë një pjesë të mirë të portretit të bebushes.

Për t’iu përkushtuar plotësisht vajzës së tij, Graniti vendosi më herët që të largohej pak nga futbolli.

Siç u shpreh ai vetë, momentalisht kishte gjëra më të rëndësishme në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *