• |
ide | kryesore

Ky është mendimi i Justin për këngën e Selena Gomez

Paparazzi, Slider



Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vendosur të mos postojnë asgjë në mediat sociale pas publikimit të dy këngëve të reja të Selena Gomez që i kushtohen historisë së saj me këngëtarin.

Baldwin dhe Bieber nuk duan të japin asnjë përgjigje publike, thotë burimi për “E! News”.

“Sigurisht që Justin dhe Hailey e kanë dëgjuar këngën e re të Selenës, dhe ata të dy po përpiqen të mos bëjnë asnjë reagim ndaj teksteve të saj që i referohen Justin”, shpjegoi burimi.

“Nuk është ideale për Hailey-n, por ajo e kupton procesin krijues të të shkruarit të muzikës dhe që Justin ka një të kaluar. Justin ka lëvizur plotësisht nga ai kapitull i jetës së tij dhe e kupton që Selena mund të reflektojë mbi të kaluarën.  Justin dhe Hailey dëshirojnë që Selena të jetë e lumtur dhe mirë dhe nuk janë të shqetësuar nga kjo”.

Baldwin fillimisht ndezi një dramë të vogël kur publikoi një këngë teksti i së cilës ishte “Kill You”, pak minuta pasi u publikua kënga e parë e Gomez.

Fansat e Selena-s e morën atë si një kërcënim për Gomez, por Baldwin më vonë mohoi që postimi të kishte lidhje me këngëtaren.

Disa orë më vonë, Gomez u bëri thirrje fansave të saj që të mos e përfshijnë Baldwin.

“Ju lutemi tregohuni të sjellshëm me të gjithë. Nuk ka rëndësi se si është situata. Nëse jeni fansat e mi, mos u tregoni të vrazhdë me askënd, ju lutem”.

/Yahoo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *