• |
ide | kryesore

Reagon sërish Hailey Bieber

Paparazzi, Slider



Çështja Gomez-Bieber-Baldwin po zien në rrjet dhe të gjithë presim me kuriozitet reagimin e radhës nga ndonjëri prej tyre.

Sigurisht, për Hailey-n e cila s’ka mbushur ende muajin që është martuar, s’do të ketë qenë i lehtë fakti që bashkëshortit të saj iu dedikuan dy këngë, pikërisht nga ish-e dashura!

Selena e pranoi me fjalët e veta që kënga është për Justin Bieber por nëse po prisni ende reagime të ashpra nga Hailey, e keni gabim!

Modelja na ka habitur së fundmi dhe na ka lënë të kuptojmë se s’po e vret mendjen fare nga e gjithë kjo situatë.

Ajo ka pëlqyer një foto të Selena Gomez me mikeshat e saj, të publikuar nga mikesha e ngushtë e këngëtares.

Mesa duket, ajo s’i mban fare inat Selena-s dhe s’ka ndërmend të bëjë sherr.

Madje, megjithëse kanë hedhur kunja për njëra-tjetrën, dy vajzat u kanë kërkuar fansave të mos krijojnë histori që nuk ekzistojnë (ekzistojnë që ç’ke me të) dhe të mos sillen keq me to.

Gjithsesi, ne po presim njëherë se kushedi ç’ndodh më pas!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *