• |
ide | kryesore

Gabriel Jesus kushton 115 milionë euro: City i vendos çmimin yllit brazilian

Sport



Gabriel Jesus nuk është më i pashitshëm për Manchester City, por nuk është kurrësesi i lirë për tu blerë. Braziliani që u kërkua me ngulm nga Pep Guardiola, kur ishte fare i ri, tani duket se nuk është më aq e domosdoshëm për lojën e teknikut spanjoll, që vazhdon të besojë më shumë tek Sergio Aguero. Për brazilianin nuk mungojnë kurrësesi pretendentët dhe verën e kaluar ishte fare pranë transferimit në Mynih.

Sipas The Sun, Manchester City nuk e ka domosdoshmëri largimin e brazilianit, por nëse dikush kërkon të prezantohet në Etihad për të kërkuar shërbimet e Gabriel Jesus, atëherë duhet të dijë mirë shifrën që duhet të ketë me vete për kartonin e sulmuesit. 115 milionë euro, sipas asaj që bën të ditur tabloidi anglez, është kërkesa e Citizens, që më tepër është e adresuar për Psg e Bayern Mynih, që e monitorojnë prej kohësh situatën e brazilianit në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *