• |
ide | kryesore

Montella mbyll çështjen: “Ribery gaboi, por u sqaruam”

Sport



“Ribery gaboi, ndoshta më të drejtë. E pranojmë vendimin, por shoqëria mendoj se është rasti të apelojë. Kërkoi ndjesë”. Nuk justifikon lojtarin e tij Vincenzo Montella, pasi Franck Ribery u skualifikua për tre javë për shkak të kartonit të kuq të pësuar në fund të ndeshjes me Lazio, për shkak të një shtyrje ndaj asistentit Passeri, fajtor, sipas sulmuesit viola, se nuk akordoi një faull ndaj Sottil në aksionin që solli golin e 2-1 të bardhekaltërve.

Edhe Montella është skualifikuar për një ndeshje: “Dola pak nga vetja, por tani të ulim tonet”. Në raportin me Ribery, tekniku viola qartëson: “Ka një raport të bukur me Franck që para se të mbërrinte. E prisja që në një farë mënyre ta vuante, e kishte adrenalinën të lartë. U sqaruam, e kuptoi që e kaloi cakun”.

Sulmuesi francez mbetet i rëndësishëm për Fiorentina: “Erdhi këtu sepse është ende një kampion e këtë e ndjejmë të gjithë. Duhet të bëj vlerësime objektive e të mendoj të kursej energji të një lojtari 36 vjec. Fiziku mund të mos e durojë, sidomos pas minutës së 70. Pesë minuta para se të dilte ishte në pankinë për të masazhuar pulpën e kontraktuar. E pashë që nuk kishte më forcë në këmbë për të mbaruar ndeshjen. E mbajta edhe pak në fushë e pastaj e zëvendësova. Sigurisht pot a dija si do të reagonte pas ndeshjes – përfundon Montella – nuk do ta hiqja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *