• |
ide | kryesore

Napolit i hoqi fitoren, Tonelli “i dhuron” topit arbitrit Giacomelli

Sport



Ndërsa episodet e kontestuara në Napoli-Atalanta po bëjnë ende zhurmë, një moment shumë domethënës, si tregues të atij që konsiderojnë fajtor në Napoli, vjen në fund të ndeshjes në San Paolo. Pas polemikave për kontaktin në zonë mes Kjaer e Llorente, nga ku më pas lindi goli i barazimit 2-2 nga Ilicic, e kartoni i kuq i Ancelotti, në fërshëllimën e trefishtë, Lorenzo Tonelli u afrua tek arbitri Giacomelli, duke i ofruar në mënyrë sarkastike topin, që zakonisht i jepet “man of the match”.

Një gjest i fortë, që arbitri me shumë mundësi nuk e ka vënë re, duke vazhduar të drejtohet nga dhomat e zhveshjes pa i kushtuar vëmendje sjelljes së mbrojtësit napoletan. Por kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së telekamerave dhe tani Gjykatësi sportiv mund të vendosë ta dënojë me skualifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *