• |
ide | kryesore

MotoGP/ Viñales i jep leksion malajzez Marquez: betejë spektakolare mes Dovizioso e Rossi

F1, Sport



Maverick Viñales triumfon në garën e parafundit të Botërorit të MotoGP, mbi pistën e Sepang (Malejzi). Piloti i Yamaha ka lënë pas me tre sekonda në finish kampionin e botës Marc Marquez, duke dominuar nga fillimi deri në fund. I terti Andrea Dovizioso: piloti i Ducati ka dhënë spektakël në fund në betejën për podiumin me Valentino Rossi, por Doktori pagoi diferencën e motorit.

Maverick Viñales merr revanshin pas garës së pafat në Phillip Island, kur u rrëzua pak kthesa nga fundi, duke i dhuruar fitoren Marc Marquez. Mbi cirkuitin e Sepang, piloti i Yamaha mori komandën që në xhiron e parë, përpara Jack Miller e kampionit të botës. Spanjolli tentoi ta sfidojë gjatë gjithë garës, por Viñales nuk dha kurrë ndjesinë se mund të ndodhte dicka. Në fazat e para të garës edhe Valentino Rossi kaloi Jack Miller, duke marrë vendin e katërt: e në fakt katër pozicionet e para, pavarësisht betejës për podiumin mes Andrea Dovizioso e Doktorit, nuk ndryshuan deri në fund. Goma e butë zgjedhur nga piloti i Ducati e penalizoi jo pak Dovizioson, por fuqia e motorit është një faktor që Yamaha nuk arrin ta kundërshtojë në asnjë mënyrë.

Viñales mori kështu suksesin e dytë sezonal. Dovizioso ndaloi me vështirësi presionin e Rossi, por përfundoi i treti, duke arritur podiumin e nëntë të 2019. E mbylli i pesti Alex Rins, të cilit nuk i shërbeu rikuperimi ndaj dyshes italiane. Piloti i Suzuki parapriu Yamaha të Petronas e Morbidelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *