• |
ide | kryesore

Racizëm në Verona, Balotelli shfryn inatin: arbitri ndal lojën

Sport



Një episod i racizmi njollos futbollin italian. Ndeshja mes Veronës e Brescia është ndërprerë pr 4 minuta nga arbitri Mariani për shkak të disa koreve raciste drejtuar Mario Balotelli, që në minutën e 11′ të pjesës së dytë ndaloi lojën dhe e goditi topin drejt tifozëve në shenjë proteste, duke kërcënuar të largohet nga fusha e lojës. Sulmuesi është përqafuar menjëherë nga shokët e kundërshtarët para se loja të rifillonte me njoftimin e spikerit.

Reagimi i Balotelli ndaj fyerjeve ka qenë i vendosur: gjatë një aksioni të ndeshjes, ndërsa gjendej pranë flamurit të këndit, pikërisht poshtë sektorit të tifozëve veronezë, Mario mori topin në duar dhe e goditi me forcë drejt tyre. Vetëm se në përfundim të ndeshjes, tekniku i Veronës, Juric, ka dashur ta minimizojë ngjarjen: “Sot nuk pati asnjë kor racist, shumë fërshëllima e tallje kundër një lojtari të madh e asgjë tjetër. Pyesni Balotelli cfarë ka dëgjuar për të reaguar ashtu”.

Tekniku i Veronës, Ivan Juric, për Sky Sport mohon episodet raciste. “Nuk kam asnjë problem të denoncoj koret, nëse kanë qenë, edhe nëse ata që i bënë ishin tifozët tanë – shtoi ai – janë gjëra që nuk mund të pranohen në 2019. Por sot nuk kishte asgjë të tillë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *