• |
ide | kryesore

FOTO/ Spiuni i Trigorias fshaqet edhe në Olimpico… Juric: “Nuk kam asgjë për të thënë”

Sport
Juric



Spiuni i dërguar nga Torino, që u shfaq pranë qendrës stërvitore të Romës, nuk do të kalojë lehtë në anët verdhekuqe. E kështu, pasi Michele Orecchio, bashkëpunëtori i Juric te Torino, u zbulua pranë Trigorias dhe u mor nga policia të dielën, gjatë ndeshjes kundër Torinos, tifozët e Romës shfaqën një pankartë ironike me fjalët “Orecchio spiuni” drejtuar bashkëpunëtorit të Juric.

Ndihmës trajneri Granata ishte fshehur mes pemëve për të spiunuar seancat stërvitore të Romës në Trigoria. Kur u ndalua nga policia, atij iu gjetën me vete pajisje teknologjike. “Së pari duhet të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Nuk kam asgjë për të thënë”, kështu komentoi Ivan Juric atë që ndodhi një ditë më parë me bashkëpunëtorin e tij, Michele Orecchio.

Lexo më tejRoma zbulon një spiun në Trigoria: është një bashkëpunëtor i Juric, ndërhyn policia

Në fakt, nuk ishte hera e parë që nga Torino bëhet kjo sjellje. Vitin e kaluar Orecchio ishte ‘kapur’ nga bashkëpunëtorët e portugezit Jose Mourinho. Ndihmës-trajneri granata ishte kapur në Trigoria ndërsa me ndihmën e një droni spiunonte stërvitjen e udhëhequr atëherë nga José Mourinho. Në atë rast spiunin e dërguar nga Juric e pikasi asistenti i Special One Nuno Santos, që pasi e zbuloi anuloi seancën stërvitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *