• |
ide | kryesore

Emri/ Kush është “i forti” i Lushnjës që po kërkohet për atentatin ndaj Ndojës (FOTO)

Lajme, Të fundit

Forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të personit të dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Image result for juli i pashakos
Julian Sula

Sipas informacioneve paraprake, policia është vënë në ndjekje të shtetasit Julian Sula nga Lushnja, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Sula nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është arrestuar dhe liruar sërish disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Image result for julian sula lushnje

Në atë kohë, “Juli i Pashakos” u dorëzua vetë në Komisariatin e Lushnjes, por u la i lirë për mungesë provash. Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të tmerrshmin e Shijakut”, i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit. ©LAPSI.al

11 Comments

  1. Ja dhe nje zagar nga zagaret e salihut po arrestohet,salih izeti po vazhdon te flase prej nje muaji,po flet me emra o kryezagari salih qe ramiz alia te dha celsat e shtetit

    1. Hajde o pall ky eshte njeri prej atyre qe ka bere sh vrasje ne Lushnje me te fajshem e te pafajshem e qe ndersehet direkte nga brace muti e ti thua salihu, izeti e lesh me qumr. Po ky duhej te kapej me kohe. Salihu kontornon e ka te zbukuruar po berthama e atyre qe thote eshte 95% e vertete. Dhe ta ka thene sakte takimin 3 palesh kokoneshi-brace-gesti. Ky eshte bashkpuntori I gestit meds duket. Policia po e kerkon. Erion brace me pune te dyte gjykate e fsheh.

  2. Se kuptoj pse i etiketoni vazhdimisht si “te forte” keto kriminel t shpifur. Jane gjithe pordhace qe shetisin me arme sepse kane frike…Boll me keto lloj etiketime e mos i glorifikoni keto kafshe.

  3. Ua po gjithe shqiptaret te fort jane. Gjysher baballare femije niper sterniper. Te gjithe te fort. Shqiptaret qe duan.

  4. Ah llum o llum. Rame e brace llumi. Polici llumi. Shish llumi. Ambasada llumi. Cfare soj populli jemi? Dine grate ketu te pjellin femije apo vetem llum?

  5. Salihu nuk flet per te fortin e lushnjes,se dridhet i shkon koka per lesh o shpellare,izeti eshte gjalle,makthi i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu