• |
ide | kryesore

Shay Mitchell prezanton vajzën e sapolindur (FOTO)

Paparazzi, Slider



Shay Mitchell dhe i dashuri i saj, Matte Babel, kanë vendosur ta quajnë vajzën e sapolindur Atlas.

Aktorja, 32 vjeçe, foli për Vogue mbi sfidat e të qenit nënë për herë të parë dhe tregoi si ajo dhe partneri i saj zgjodhën emrin e të voglës.

“Një shoqe e ngushtë e jona po na listonte emra që kishte menduar t’ia vinte të bijës, që e kishte sjellë në jetë para një viti e gjysmë. Kur tha Atlas, pashë Matte, ai pa nga unë dhe thamë njëzëri, ‘Oh Zot,’” tha Shay, që i ka dedikuar një kanal të tërë në YouTube udhëtimeve nëpër botë.

“Është emri perfekt. Që nga ajo ditë, e dinim që do ta quanim Atlas,” vijon ajo. “Njerëzit na pyesnin a e kishim zgjedhur emrin, por ne ua fshihnim. U kërkojmë falje gjithë njerëzve që kemi gënjyer.” Aktorja i përshkroi javët pas lindjes së të bijës dhe tha se të qenit nënë, e ka përmbushur dhe i ka falur qetësi.

“Jam më e pranishme. E shoh çdo ditë,” tha ajo për Vogue. “Reflekton mbi kohën që ka kaluar dhe detyrohesh të ngadalësohesh. Më çudit sa shumë po më shijon kjo qetësi.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *