• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston: Ndihem mirë e izoluar nga bota

Paparazzi, Slider



Jennifer Aniston ka pohuar se fundmi se ndonjëherë e sheh veten plotësisht të izoluar nga bota. Në një intervistë për “Glamour”, Aniston u shpreh se kjo gjë i ndodh kur qëndron në shtëpi për një kohë shumë të gjatë.
“E gjej veten ndonjëherë të izoluar. Mos më keqkuptoni. Unë vdes të kaloj kohë në shtëpi; është vend shumë i rehatshëm, një hapësirë e sigurt për mua. Por, nëse qëndrohet për një kohë të gjatë brenda katër mureve, rrezikon të humbasësh kontaktin me botën reale”-tha Jennifer Aniston, e cila aktualisht nuk po përjeton një histori dashurie.
Risjellim në vëmendje se para pak javësh aktorja u bë pjesë e rrjetit social “Instagram”, përmes një postim epik, ku shihej në shoqërinë e kastit të aktorëve të serialit “Friends”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *