• |
ide | kryesore

Sherr në TV/ Ministri Lleshaj përplaset LIVE me Klodiana Lalën: Nuk të flas fare

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se plani që ishte përgatitur për shpëtimin e personave të tjerë shqiptarë që ndodhen në kampe si Alvin Berisha, u shkatërrua për shkak të ndryshimeve në rajon.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, teksa fliste për kohën e ndërhyrjes së palës shqiptare për shpëtimin e shqiptarëve, Lleshaj është përplasur me gazetaren Klodiana Lala.

Debati:

Klodiana Lala: Për 8 muaj ju nuk bëtë asgjë. Nga Marsi deri në Tetor.

Sandër Lleshaj: Nëse ju mendoni se nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi bërë asgjë.

Klodiana Lala: Më thuaj një të kthyer me ndërmjetësim të Ministrisë së Brendshme. Ju thoni kemi bërë përgatitje 8 muaj, por ndërkohë…

Sandër Lleshaj: Në qoftë se kemi shpëtuar një person…

Klodiana Lala: Kë keni shpëtuar? Alvin Berishën që ndërhynë italianët…

Sandër Lleshaj: Do bësh pyetje apo komente, se me komente nuk flas unë.

Klodiana Lala: Kam të drejtën edhe të komenteve.

Sandër Lleshaj: Jo nuk kam ardhur për komente. Nuk komentoj me ju.

Klodiana Lala: Këtë e vendos drejtuesi i emisionit nuk e vendosni ju.

Sandër Lleshaj: E vendos edhe unë. Komete nuk bëj unë. Më bëj pyetjen. Zonja Lala kam ardhur me idenë se gazetarët bëjnë pyetje.

Klodiana Lala: Po të bëj pyetjen. Nga Marsi në Tetor çfarë bëtë? Goditja e grupit xhihadistëe ka ndodhur në vitin 2014. Ne nuk e kishim të panjohur situatën.

Sandër Lleshaj: Rënia e ISIS ka shtruar çështjen e tërheqjes së luftëtarëve.

Klodiana Lala: Po ju pyes konkretisht për një periudhë 8-mujore ku ju nuk keni bërë asgjë përveçse flisni për plane në letra.

Sandër Lleshaj: Për këto flisni nesër në gazeta. Gjithë çështja për shpëtimin e fëmijëve ka lindur pas lindjes së ISIS si entitet. ISIS nuk ka rënë para dy vjetësh.

Klodiana Lala: Në muajin Mars deri kur hynë turqit janë 8 muaj zoti ministër. Është kohë shumë e gjatë për ta bërë.

Sandër Lleshaj: Sikur të ishit ju ndoshta do e kishit bërë. Nuk është aq kollaj atje.

Klodiana Lala: Nuk po pretendoj se është kollaj.

Sandër Lleshaj: Zonja Lala mundoheni për hir të gjërave shiheni pozitiv. U shpëtua një njeri. Kur shpëtohet një njeri mund të jetë shpëtuar një qytetërim i tërë, një fis i tërë që shpresoj se vjen pas atij djali. Është bërë shumë edhe me një njeri.

Klodiana Lala: Kjo është shumë patetike zoti ministër.

Sandër Lleshaj: Është realiste.



9 Comments

  1. Me kete merreni juve. Ky zagar o denje per te zone e radhes. Njeriu me fallco qe sbehet. Nese neser vjen prape Berisha ra shikoni si e kap te lehmen tropojance

  2. Super gorja e neveritur ben mire te mos dale ne emisionet televizive sepse me tremben femijet kur shohin fytyren e saj Me thone femijet me e fik tv sepse del gorrilla dhe na han

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *