• |
ide | kryesore

Milan zgjedh mbrojtësin e Juventus: në dalje Kessie e Rodriguez, duhen 30 milionë

Sport



Pasi e kërkoi gjatë në verë, Milan është gati të kthehet në sulm për Merih Demiral, objektivi numër 1 për të përforcuar mbrojtjen në janar. Turku, ashtu si bën të ditur Gazzetta dello Sport, është profili i preferuar i Boban e Maldini, që për të nisur ofensivën për 21 vjecarin duhet më parë të arkëtojnë me ndonjë shitje. Në dalje janë Kessie e Rodriguez, për të cilët kuqezinjtë shpresojnë të përfitojnë 35 milionë euro.

Demiral është i përzgjedhuri për një sforco ekonomike, në mënyrë që të përforcojnë menjëherë skuadrën e Pioli. Rugani, që fiton më shumë (3,5 milionë ndaj 1,8 të ish-Sassuolo), por ka një vlerësim inferior (rreth 20 milionë), nuk e bind Milan që kërkon ta bëjë turkun partnerin në qendër të Romagnoli.

Për të bindur Juventus, kuqezinjtë mund të fusin në tratativë Donnarumma, por në realitet është e vështirë që fati i portierit të vendoset në janar. Më e mundshme është që cdo vendim për Gigio të lihet për në verë e kështu Milan ka nevojë për likuiditet të menjëhershëm për të bindur Zonjën: Kessie nuk është më një zgjedhje e parë për Pioli e mund të largohet në këmbim të 25 milionë euro, ndërsa Ricardo Rodriguez, ka të interesuar në Gjermani e një vlerësim prej 10 milionë. E me një thesar prej 30-35 milionë objektivi Merih Demiral mund të konkretizohet pas dicka më shumë se një muaji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *