• |
ide | kryesore

“Nuk më pëlqen të zëvendësohem”: Ronaldo paqe me Sarrin, darkë me skuadrën

Sport



Cështje e mbyllur. Cristiano Ronaldo dëshiron të sqarohet me të gjithë tek Juventus. Për këtë motiv, sipas La Repubblica, portugezi ka në plan të ftojë për darkë të gjithë shokët e skuadrës në Torino. Një mbrëmje për të mbyllur argumentin në lidhje me nervozizmin e shfaqur kundër Milan, pas zëvendësimit, që e bëri të largohet nga Stadium pa përfunduar ndeshja.

“Në tre javët e fundit kam patur një rendiment të limituar. Nuk ka patur polemika, por ju e dini që nuk më pëlqen të zëvendësohem. Kam tentuar të ndihmoj Juventus duke luajtur edhe pse isha i dëmtuar dhe të zëvendësohesh nuk i pëlqen askujt. Por e kuptoj, sepse nuk isha mirë, ashtu si nuk isha në 100% në këto dy ndeshje që bëra me Kombëtaren”. Pas ndeshjes Luksemburg-Portugali, Cristiano Ronaldo mbyll polemikat me klubin e tij e mbi të gjitha me Maurizio Sarri, për zëvendësimet radhazi kundër Lokomotiv Moska e Milan.

“Kur duhet të sakrifikoj, unë e bëj – thotë CR7, që shënoi gol edhe në ndeshjen që i dha kualifikimin luzitanëve në Euro 2020 – sepse e dija që këto ndeshje ishin shumë të rëndësishme. Tek Juventus nuk mund të heqim dorë, sepse Inter po na vendos nën presion, ndërsa në Kombëtare e dinim se po të mos fitonim këto dy ndeshje rrezikonim të mos kualifikoheshim. Në karrierën time, falë Zotit, nuk kam patur dëmtime të rënda, por e dija se isha i limituar në këtë periudhë e dinte edhe klubi. Tani nuk më mbetet gjë vetëm të kthehem në formë sa më shpejt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *