• |
ide | kryesore

Rama tradhëtari dhe gomerët që e sulmojnë

-Instant, 1, Ide

Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si “non grata”, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik.

Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në ditë, kryeministri që qeveris përmes Facebook dhe Twitter, kishte bërë një gafë të rëndë. Duke u përpjekur të shpjegonte politikat e rilindjes për furnizimin e popullësisë me ujë, ai botoi edhe një hartë skandaloze ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Lexo më tej:

Gafa e Ramës/ Futi Kosovën në hartën e Serbisë. Furtunë në Prishtinë, jehonë në Beograd

Ky ishte “krimi”, natyrisht flagrant dhe i pa pranueshëm për çdo kabinet kryeministror serioz, kudo në botë. Për të cilin, gjithkush, më pak arrogant, do të kishte përunjësinë të kërkonte ndjesë dhe nuk do mjaftohej vetëm me një korrigjim të videos në Facebook.

Por nga këtu, ta shohesh këtë gafë me një mendësi konspirative, ta shesësh si një vazhdim të aventurës së korigjimit të kufijve, ta paraqesësh si një provokim që do të përgatisë terrenin për mini Shengenin dhe ti bësh të gjitha këto bashkë për të shpallur gafaxhiun tradhëtar, është vërtet një hiperbolë e madhe.

Pra thënë këtë, duket se kemi qëmtuar një tjetër rast, për të ilustruar tezën që vetë Rama artikuloi në mbrojtje të Thaçit, që kush të akuzon si tradhëtar, s’është gjë tjetër veçse një gomar.

Po a jemi këtu përpara një rasti të tillë? A është thjeshtë kryeministri një gafaxhi dhe ata që e akuzojnë një tufë budallenjsh qëllimkëqij?

Jo në fakt, sepse, as historia nuk është kaq e thjeshtë dhe as Rama nuk ështe hera e parë që lë dyshime përreth vetes.

A nuk qe ai edhe protagonisti që e sulmoi Vuçiçin në folenë e tij në Beograd duke u shndërruar më pas në mik të darkave ku këndonte Daçiçi dhe ku vizatoheshin harta? 

A nuk qe ai, që një herë fiste për bashkim kombëtar në kuadër të BE dhe njëherë tjetër e përdorte këtë temë si shantazh kundër saj?

A nuk qe ai që shqiptarëve u thoshte se taksa qe një klithmë që duhej ruajtur dhe Hardinajt i bënte presion përpara Makronit për ta hequr atë?

A nuk qe ai që goditi Mekelin duke thënë se është kryeministër që mbron interesat e shqiptarëve dhe jo të gjermanëve ndërsa pastaj e mohoi të ketë qenë ndonjëherë për ndryshim kufijsh.

A nuk është ai që po mbron me Shengenin ballkanik zgjidhjen e mrekullueshme të një rajoni pa mure, vetëm pasi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufinjve që predikonte mure të reja etnike?

Pra thënë këto, e kupton qartë se Edi Rama, nuk ka pasur kurrë një vizion, as për Kosovën, as për bashkimin, por, ai i ka përdorur këto tema si një tregëtar cinik, vetëm për të fituar momentalisht për vete.

Prandaj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë trajektore kanë të drejtë të dyshojnë.

Ne njerëzit “normalë”, mund të kemi të drëjtën ti gjykojmë apo ti quajmë gomerë akuzuesit e tij. Ne mund ta përqeshim paranojën apo konspirativizmin e tyre. Por ato, si të gjitha patologjitë, nuk kanë lindur nga hiçi. Ato kanë pasur shkaqe dhe kanë gjetur terren në sjelljen e çekuilibruar, të paparimtë dhe kundërthënëse të kryeministrit shqiptar.

Edi Rama ka shërbyer si toka më pjellore e mundshme për të lulëzuar budallenjtë që e akuzojnë atë si tradhëtar.

Prandaj dhe në këtë rast, shërbeu një gafë me harta për të nisur një stuhi të re. Një fortunë, ku gomerët nuk janë vetëm në anën e fanatikëve të mbrojtjes së kufijve, por edhe në anën e atyre që bëjnë lodra me ta. 

©Lapsi.al

13 Comments

  1. ESHTE E PADREJTE DHE E PABESUESHME TI THUASH THACIT APO BERISHES TRADHETAR ,POR SIDOQOFTE ESHTE E MUNDESHME TEORIKISHT, SEPSE TRADHETIA VJEN NGA DIKUSH QE OSE ESHTE PJESE E GRUPIT OSE E IDEALEVE POR TI THUASH DIKUJT QE AS KA QENE NDONJEHERE PJESE E GRUPIT DHE AQ ME PAK E IDEALEVE TE KOSOVES, KJO ME TE VERTETE ESHTE GOMARLLEK

  2. Dalja gjasme kundërr rrymës, si në këtë rast nuk të bën të veçantë, por përkundrazi ose identifikohesh si mbështetës i edvinit, ose shkruans se do të shkruash diççka.

  3. Bushat, per te bere nje analize te shkrimit, le te fillojme nga takimi i pare me Vucic, Me te vertere mendojne njerezit qe deklarata per Kosoven ne Beograd ishte e pakonkorduar me pare me Vucic?! Mjafton vetem nje fakt per te vertetuar konkordancen, gazetareve iu eshte thene qe ne avion se ne konferencen e shtypit do kishte surpriza (!!!) Te kthehemi tek analiza jote, eshte e vertete qe km nuk mund te quhet tradhetar, jo per gje, ppr ai nuk eshte shqiptar ne kuptimin e plote te fjales. Ai kurre nuk ka ndjere dashuri per kete vend, por e ka konsideruar nje lope per t’u mjelur. Dhe nese nuk ka piken e ndjenjes per vendin ku ka lindur (mjafton te shikosh shkaterrimin e Tiranes) nuk mund te kete asnje ndjenje pozitive ndaj Kosoves. Prandaj jam dakord qe ta quash tradhetar mund te konsiderohet gomarllek. Ai thjesht nuk i perket kesaj kombesije dhe ketij kombi, njelloj sic nuk ka as kombesi gjermane apo italiane. Qellimet e tij ne jete jane dy. I pari eshte te hakmerret per frustracionet qe ka pesuar ne femijeri dhe rini, kompleks inferioriteti ky dhe qellimi i dyte, ne fakt edhe ky ne sherbim te te parit, eshte pasuria. Duke qene ne cdo gje gjysem (gjysem sportist, gjysem piktor etj) nuk eshte se ka nje kulture te pergjithshme. Nuk ka patur patur kapacitet per asgje pervec demagogjise. Per demagogji “le chapeau” sic thone francezet. Prandaj edhe gafa me harten duhet pare ne kete kontekst. Ai nuk ia ka idene gjeogtafise, lere pastaj kombesise dhe stafi qe ka rreth vetes eshte i afte vetem per demagogji, por nik eshte se ka ndonje njohuri te madhe ne fusha te ndryshme. E gjithe kjo nese nuk ka qene ndonje provokim i rradhes per te larguar vemendjen nga problemet e tjera aktuale te vendit.

  4. Bushati siç e ka zakon intrigon me kundërthënje duke u bërë shpesh i pakuptueshëm se ku do që të dalë me ato që shkruan.
    Sa i takon gafës së Ramës me hartën, pa qenë nevoja për ta koklavitur me kundërthënje për “tradhtar e gomar”, duhet thënë realiteti që ai në natyren e tij, është thjeshtë një njeri i papërgjegjshëm e bën veprime prej një kalamani çamarrok, pa e vrarë mendjen se çfarë thotë e çfarë bën, boll që të realizojë ate çfarë i shkrep në kokë.
    Në jetën e përditëshme mund të ndeshesh me shumë tipa të tillë me çregullime psiqike, por fatkeqësia për Shqipërinë është se një tip të tillë të papërgjegjshëm, na e sollën disa për ta bërë kryeministër, që sot e kritikojnë.
    Mbaj mend se u quajt “heroizëm patriotik” i tij se i pat thënë Vuçiçit i skuqur e i drojtur si një nxënës filloreje. se “Kosova është një shtet i pamvarur”, kur këtë realitet ja kanë thënë dishepullit të Millosheviçit , jo më të gjithë politikanët shqiptarë, por edhe mbi 100 shtete antare të OKB.
    Po përse u entuziazmuan edhe shumë shqiptarë të Kosovës me “trimërinë” e Ramës ?
    Për faktin e thjeshtë se tek ai që i kishte dorëzuar çelësin e Tiranës, një këngëtari që i këndonte “heroizmave” të Millosheviçit, shihnin një person që as e njihte historinë e Kosovës e të shqiptarëve.

  5. I paemer i ores 19:02. Nuk jam dakord me mendimin tend se Rama vepron si nje femike lozonjar apo camarok, jo per gje por vetem budalla nuk eshte. Problemi mendoj se eshte propaganda e shfrenuar dhe pa piken e kuptimit qe ben kjo qeveri dhe enturazhi i saj. Duke ia futur kot per cdo gje, nuk i jep rendesi detajeve, gjithmone nese nuk eshte bere per te larguarr vemendjen, e keshtu arrijme ne gafa tr tilla. Nuk jam dakord as me ate qe thua se na e sollen si km, pasi ai u votua pavaresisht se njihej gjeresisht per bemat ne krye te bashkise se Tiranez, pra eshte faji jone. Arsyetimet e tjera nuk i luan as topi

  6. Të falenderoj i dashtun “Ai” për vrejtjet që ke bërë për komentin tim, por kur thua për dike se është i papërgjegjshëm, kjo nuk do të thotë se e ke bërë budalla. Papërgjegjshmëria ka të bëjë me karakterin e jo me intelektin. Gjithashtu fjalët fëmi “lozonjar” ( që nuk e kam thënë) me çamarok, kanë kuptime të ndryshme.
    Ndërsa për vrejtjen tjetër se kush na e bëri peshqesh Ramën e sot bën sikur e kritikon, po të kujtoj Muç Nanon që ju bëri thirje gjithë “qelbësirave” që ta votonin ate për ta bërë kryeministër, e sot del nëpër studio e bën kritikun e tij, e për fat të keq, nuk është ai i vetmi, por ka edhe shumë gazetarë e analistë të tjerë që kanë vepruar si Muçi.
    Nuk më duket realiste të bësh mea culpa e ta bësh fajtor edhe veten, se ja paske shitur edhe ti votën Ramës apo qenke mashtruar edhe ti, pasi më dukesh një djalë inteligjent.

  7. I dashur i paemer, te jesh i sigurt se asnjehere nuk kam votuar Ramen, jo per gje, por nuk kam patur asnjefare simpatije per te qekur ahte minister kulture dhe kur GSH pati botuar foton famoze te makaronave, m’u be antipatik dhe antipatia u rrit ne menyre eksponenciale sa me shume rriteshin bemat e tij. Te kerkoj ndjese per interpretimin e gabuar te fjales i papergjegjshem, ndersa per duferencen ndermjet “camarok” e “lozonjar” nuk me duket se eshte dicka qe ndryshon shume, por mendoj se km nuk meriton asnjerin nga keto epitete dhe asnjehere nuk eshte munduar te jete i tille sipas medimit tim modest. Po te fillojme te bejme nje analize psikologjike te atij qe kemi km, mendoj se do ishte shume e gjate dhe do na merrte shume kohe. Mjafton vetem nje fakt, skandali qe behet pas cso skandali per te harruar ate te meparshmin, mendoj se tregon shume per karakterin dhe prandaj kam shume dyshime per harten pikerisht ne momentin kur zjen diskutimi per GJK. Por te kthehemi tek votimi. 7 vite me pare iu thoja njerezve te afert qe Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe nuk ka cfare jep me per kete vend, ama ky qe pritet te vije ne pushtet, jo vetem nuk do jape, por do marre nga ky vend. Fatkeqesisht fjalet m’u vertetuan megjithese do deshiroja te ishte e kunderta
    Por thene kjo, pak rendesi ka nese kam votuar dhe si kam votuar une, e rendesishme eshte qe nje mazhorance e njerezve votuan pro tij. Mutc Nano dhe analistet e tjere pak me interesojne sepse jam i qarte dhe e di shume mire se si paguhen per te qene pro dhe kunder dhe i besoj shume pak. Vlersoj vetem nja tre a kater, Gjekmarkajn per stilin e te shkruarit, Minxhozin sepse flet mw bindje dhe meriton respekt, Markun sepse per mendimin tim ka integritet, nderkohe qe jam i sigurt se nje pjese e mire jane te paguar pet rolin. Vlersoj edhe Bushatin e Shkullakun, pavaresisht se disa here me duket sikur luajne rolin e eekuilibristit dhe nuk thone te gjithe ate qe dine. Andi Bejtja eshte terheqes me teorite e tij dhe kaq. Ne fund te falenderoj per percaktimin “inteligjent” por mendoj se e tejkalon ate qe jam ne te vertete. Te uroj gjithe te mirat

  8. E shoh pak të dyshimtë e subjektive, ndikuar nga propogandat mediatike, vlerësimin për Bashën, se “ky që pritet të vijë në pushtet , jo vetëm nuk do të japë, për do të marë nga ky vend” ???
    Do t[ ishte naive që tek cilido politikan të shihje përsosmërinë, por ama vlerësimet duhen bërë mbi tërësinë e formimit intellektual e moral të një politikani, krahasuar me ate që është në pushtet.
    Pohon për Ramën se ke pasur “antipati” për te, qëkur ai ishte ministër i kulturës.
    Basha për mendimin tim, ka qenë ministri më i suksesshëm i qeverisë Berisha, qoftë si ministër i jashtëm apo i mbrendshëm e qoftë si ministër i transporteve e kjo mund të konkretizohet me fakte e me rezultate konkrete.
    Askush nuk mund të shtjerë fall e të thotë se si do të jetë si kryeministër, por ama krahasuar me Ramen në shumë drejtime, ndryshon dukshëm në[ kahje pozitive.
    Do të zgjatesha shumë këtu nëse do ti hyja krahasimeve.
    Në një sistem demokratik pluralist, më së pari duhen vlerësuar kauzat politike. Cili lider politik i del për zot një kauze të provuar si e dështuar (sistemi socialist), e cili lider me formim e arsimim perëndimor lufton për kauzën e demokracisë perëndimore.
    Ka një përceptim të gabuar se e djathta demokratike, nuk i jep prioritet politikave sociale, por mbështet vetëm kapitalistët.
    Harohet gjithashtu se në të dy blloqet e partive politike, të majtës e të djathtës, konservatores e liberales, ka edhe qëndrime elstremiste dhe qëndrime të moderuara të quajtura “të qendrës”.
    Në qeverisjen 6 vjeçare të Ramës, patëm paradoksin se një parti e majtë socialiste, në retorikë për efekte elektorale i del në mbrojtje shtresave të varfëra, kurse në politikën konkrete sociale e ekonomike, mbështetet në shtresën e kapitalizmit mafioz, oligarkëve.
    Partitë popullore europiane, në të cilat bën pjesë edhe Partia Demokratike shqiptare, përbëjnë shumicën politike në BE e nuk i përkasin të djathtës ekstreme po asaj të qendrës.
    Paradoksi i politikës shqiptare ështe se partia socialiste në Shqipëri, që përsëri paradoksalisht e quan veten “rilindje”, ka dalë me flamurin e mbështetjes së oligarkëve, gërshetuar kjo me tendencën e kapjes diktatoriale alla staliniste, të gjithë pushteteve.
    Kjo ka bërë që në opinionin publik shqiptar, kauza demokratike e PD të duket me programet e saj sociale, si një parti e “majtë” e të paragjykohet si e tillë.
    Një vënd mund të quhet demokratik, vetëm kur ka krijuar një shtet ligjor. e një sistem që respekton pamvarësinë e institucioneve. Qeverisja Rama i ka shkatëruar fare të dy këto prioritete të demokracisë.
    E pra “simpatitë e antipatitë” për politikanët, nuk duhet të mbështeten vetëm në përgjithësime subjektive.
    Në botën që jetojmë, ka gjëra që janë shumë keq, keq, disi, mesatare, mirë e rrallë shumë mirë.
    Po me këtë njësi matje, duhet të vlerësohen edhe politikanët e të mos bëhen vlerësime subjektive duke i futur të gjithë njëlloj në një thes.

  9. E ke kuptuar gabim i nderuar “i paemer”. Behet fjale per ate qe pritej te merrte pushtetin ne 2013-en dhe jo per Bashen. Me kritikat ndaj Bashes mund te merremi nese behet km, por jo tani. Per Bashen nuk kam asnjehere mendimin qe kam sepse duhet provuar, Per menyren e te berit opozite te z. Basha, kam mendimin tim dhe nuk mebdoj se duhet thene ne kete moment. Kalofsh mire

  10. Edhe mund të kem keqkuptuar, por kur shprehesh në mënyrë të pakjartë si psh në replikën e fundit “Për Bashën nuk kam asnjëherë mendimin që kam sepse duhet provuar” kjo le shteg për keqkuptime.
    A ka mundësi të ma përkthesh kuptimin llogjik të fjalëve : “nuk kam asnjëher mendimin që kam” ?
    Mbrenda llogjikës do të ishte të shprehej psh : “Nuk preferoj asnjëherë të shpreh mendimin që kam”.
    Mos ma mer për keqdashje këtë vrejtje sepse sinqerisht dua të të ndihmoj në kjartësinë e të shprehurit.
    Nuk do të merja përsipër të replikoj me komentues injorantë e gojë ndyrë që i ndesh shepsh në portale, por pikërisht se mu duke nga një brumë tjetër, jo nga ai i vulgut primitiv, pa edhe u zgjata në këtë “bisedë” miqësore.
    Do të më pëlqente që me argumenta llogjike e fakte të më kundërshtoje ndonjë mendim të gabuar timin sipas këndvështrimit tënd.

  11. Ke te drejte, kam dashur te them “nuk e kam shprehur asnjehere mendimin qe kam”. Me nje fjale eshte lapsus, nenkuptimi eshte qe nuk mund te merrem me opoziten kur kemi qeverine qe s’po le gje pa bere. Te tjerat besoj se i kupton vete dhe nuk ka nevoje per shpjegime me te hollesishme. Edhe nje here te uroj gjithe te mirat.

  12. Me ne fund ndesha ne nje debat te kulturuar, logjik, te zgjuar dhe qytetar ndermjet dy zoterinjsh! I paemer dhe Ai urime! Por duhet te them se mbeshtes me teper arsyetimin e I paemer. Ndaj te njejtat mendime me ate, pervec faktit qe edhe mua nuk me duket Rama edhe aq i papergjegjshem ( ai sigurisht qe vuan menderisht, besoj se eshte sociopath qe nuk ka empathi per askend! ), cdo gjoja “ gafe” apo teprim ne veshje dhe shprehi te foluri eshte e llogaritur me sakte per te ndodhur ne kohen e duhur dhe per te shperndare mjergull ne momentet qe po kryen nje vjedhje te madhe apo kur kalon ne parlament ndonje ligj antikushtetues, ose kur i ka plasur ndonje skandal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu