• |
ide | kryesore

Babai i Wanda Nara sulmon të bijën: “Të hutuar nga fama dhe paraja. Jam me Maxi Lopez”

Sport



Vazhdojnë polemikat pambarim mes Wanda Nara, Mauro Icardi e familjes së bashkëshortes agjente të sulmuesit, aktualisht i huazuar tek Paris Saint-Germain, por ende në pronësi të Inter. I ftuar në programin argjentinas Confrontados, në fakt, Andrès Nara, i ati i Wanda, ka shpjeguar në detaje arsyen e raporteve të këqija me të bijën:

“Është një përzierje faktorësh: përplasjet që kemi, distanca… Ajo ka personalitetin e saj e unë timin, ajo ka motivet e saj, edhe pse nuk ka ndodhur asgjë për të arritur në këtë situatë. Eshtë një shumë gjërash të ndryshme. Po mbroj situatën e Maxi Lopez e kjo gjë ndoshta e bezdis“.

Fjalë që i shtohen atyre të dhëna pak ditë më parë në Radio Mitre: “Me Wanda nuk flasim. Me Mauro nuk kam raporte sepse nuk e pata vërtetë mundësinë. Në këtë fazë, cifti është i hutuar nga fama, nga paratë e nga situata në të cilën jetojnë, e kanë frikë nga kushdo i afrohet atij. Nuk më pëlqen kur dikush është i paarritshëm vetëm sepse ka para dhe famë, do doja të flisja me të si të ishte një njeri normal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *