• |
ide | kryesore

I lumtur për kthimin e Neymar kundër Real, paqe me Bale: Zidane fsheh diçka

Sport



Rikthimi i Neymar është “një lajm i mirë”. E ka bërë të qartë tekniku i Real Madrid Zinedine Zidane në vigjilje të ndeshjes së La Liga kundër Real Sociedad, të shtunën në Santiago Bernabeu, duke iu referuar ndeshjes kundër Psg në Champions League. “Ndeshja më e rëndësishme për mua është ajo nesër”. Vështirë të kuptosh idenë e francezit, që rrezikon të ketë kundërshtar një prej lojtarëve më të fortë të parisienëve, por shprehet i kënaqur, ashtu si edhe për ndeshjen e parë pas një muaji të Gareth Bale.

Mbi festimin e uellsianit, pas kualifikimit në Euro 2020, që tërboi shtypin në Madrid, tekniku francez ka të njëjtën sjellje misterioze: “Po bëjmë shumë zhurmë rreth kësaj historie, që mua nuk më intereson. Ai ka bërë shumë për Real, ajo që më intereson është që Gareth u kthye të luajë dhe në formë të mirë”, replikoi Zidane, duke iu referuar dëmtimit të pretenduar nga merengues me të cilët Bale nuk është stërvitur prej një muaji. “Ai dëshiron të luajë, e nuk i pëlqen shumë që flasim për të. Tani është këtu, është lojtari im e dëshiron të luajë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *