• |
ide | kryesore

Victoria Beckhan tregon sekretin e marrëdhënies së saj me David

Paparazzi, Slider



Victoria Beckham, thotë se burri i saj David Beckham është “një baba shumë i mirë”.
45-vjeçarja e ka lavdëruar yllin e futbollit për faktin se me të vërtetë është një baba i mahnitshëm për katër fëmijët e tyre – Brooklyn, 20 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 14 vjeç dhe Harper, 8.Duke folur me Jimmy Kimmel ajo tha: “Unë jam martuar me të për më shumë se 20 vjet, ai është shumë afër meje. Ai është një baba shumë i mirë”.“David kujdeset për fëmijët dhe ne kuptohemi shume mirë. Un jam në shtëpi,kur ai është larg, kështu që njëri prej nesh është gjithmonë atje me fëmijët”.Ndërkohë, Victoria më parë rrëfeu “sekretin” për martesën e saj të suksesshme me burrin David dhe sipas saj sekreti qendron tek komunikimi.

Ajo tha: “Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre. Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e mbështesin njëri-tjetrin dhe, ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi fat që ne po rritemi së bashku. Ju e dini, ne e duam familjen tonë”.Victoria më parë kishte pranuar se ajo dhe David janë “më të fortë së bashku” se sa do të ishin vetë, dhe ata kanë “respekt” për familjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *