• |
ide | kryesore

Gjesti i bukur/ Shakhtar Donetsk në fushë kundër racizmit: tifozët me fytyrën e Taison

Sport



Shakhtar Donetsk zbret në fushë kundër racizmit e jo vetëm. Gjatë ndeshjes së luajtur një ditë më parë nga skuadra ukrainase, në shkallët e stadiumit tifozët kanë vendosur të tregojnë pozicionin e tyre në lidhje me episodin e fundit, ku viktimë e koreve e fyerjeve ishte braziliani Taison. Në 10 nëntor, gjatë ndeshjes kundër Dinamo Kiev, futbollisti brazilian është fyer dhe fërshëllyer për shkak të ngjyrës së lëkurës, duke dalë nga fusha i përlotur, pasi reagoi ndaj koreve kundër tij.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme, fituar 4-1, klubi ukrainas ka dashur të shprehë mbështetjen për sulmuesin brazilian: kundër Lviv, dy skuadrat zbritën në fushë me banderolën “No to racism” e shumë tifozë, në tribuna, kanë vendosur një maskë me fytyrën e Taison.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *